• |
ide | kryesore

Sot protesta te kryeministria/Rama shpall masat e fundit

-Instant, Të fundit



Sot në orën 11:00 është paralajmëruar një tjetër protestë kundër rritjes së çmimeve në vend.

Qytetarët do të mblidhen në sheshin “Skënderbej” dhe do të marshojnë drejt kryeministrisë. Kryeministri, Edi Rama ka njoftuar ngritjen e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit.

Me anë të një statusi në Facebook, Rama njoftoi se duke nisur nga sot krijohet Bordi i cili do të shërbejë si filtër i kompanive për të evituar abuzimet.
Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku e cila është tashmë edhe anëtarja e bordit të Karburanteve ka paralajmëruar se duke nisur nga nesër do të fillojnë kontrollet në terren për verifikimin e rezervave të depozitave të naftës. Çdo pikë që konstatohet në mos përmbushjen e deturimeve, do të gjobitet. Sipas Ballukut, Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit do të bëjë transparencën e çmimit të karburanteve dhe do të jetë një mekanizëm për menaxhimin e të gjithë situates.

Kjo është protesta e katërt kombëtare teksa pritet që të marrin pjesë qytetarë nga i gjithë vendi.

Rritja e çmimit të karburantit dhe ajo e produkteve ushqimore ka sjellë reagimin qytetar që prej së mërkurës (8 mars) ku qytetarë të shumtë u mblodhën përpara kryemministrisë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *