• |
ide | kryesore

Video/ Kalulu dërgon Milanin +5 në krye të Serie A: shqiptarët e Empolit nuk ndalin dot ‘bandën’ e Piolit

-Instant, Sport, Video



Milani mposhti 1-0 Empolin në ndeshjen e mbrëmjes për javën e 29 të Serie A, duke u konfirmuar në krye të renditjes. Ndeshja u vendos nga kuqezinjtë me një goditje me të majtën në hyrje të zonës nga Kalulu në minutën e 19, që befasoi Vicarion. Portieri i Empolit bllokoi tentativat e Giroud dhe Kessie, por në pjesën e dytë ishte skuadra toskane që mori kontrollin e lojës. Luperto dhe Bajrami, megjithatë, u përplasën me pritjet e Maignan.

Mision i përmbushur. Pas arritjes në Napoli, Milani u imponua edhe ndaj Empolit dhe shkon në +5 në renditje ndaj Interit. Padyshim një renditje provizore sepse zikaltrit luajnë nesër me Torinon dhe më pas do të kenë ende një ndeshje për të rikuperuar (Bologna). Por hendeku, sidoqoftë, ka një efekt të caktuar dhe do të bëjë presion te të besuarit e Inzaghit. Në San Siro vendosi një gol nga dikush që nuk pritej: një e majtë e saktë dhe teknikisht perfekte nga Kalulu, që konfirmon momentin e tij të mrekullueshëm pas markimit të shkëlqyer ndaj Osimhen në Maradona. Pioli feston dhe në të njëjtën kohë merr frymë i qetësuar: këtë herë përplasja me një ekip të nivelit më të ulët shkoi pa probleme. Empoli pagoi për një pjesë të parë që praktikisht nuk e luajti, e vazhdon një seri pa fitore që arrin në 12 ndeshje radhazi. Suksesi i fundit daton në 12 dhjetor, për momentin nuk ka shqetësime të veçanta për sa i përket shpëtimit, por Bajrami, Asllani e të tjerët do të bënin mirë të lëviznin pak në klasifikim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *