• |
ide | kryesore

Caitlyn Jenner, e zhgënjyer nga familja Kardashian

-Instant, Paparazzi, Slider



Caitlyn Jenner ka reaguar së fundmi pas mungesës së saj në shfaqjen e re të familjes Kardashian.

Përmes rrjetit social, Twitter, Caitlyn rrëfeu se pavarësisht se është e  lumtur për familjen ndihet e zhgënjyer që nuk e kanë ftuar për të marrë pjesë në serial.”Unë isha atje kur filloi që nga dita e parë. E pashë të rritej. Dhe bërja e shfaqjes për gati 20 sezone ishte një nga pikat kryesore të jetës sime.Të isha në gjendje të punoja me familjen time për gjithë ato vite, të lidhesha me fansat, ishte e pabesueshme. Gëzuar që vazhdon për familjen time.Sigurisht në të njëjtën kohë është për të ardhur keq që nuk më jepet mundësia për të vazhduar me shfaqjen”, shkroi Jenner.

KUWTK u shfaq premierë në 2007 dhe Kim njoftoi fundin e shfaqjes në shtator 2020. Tre muaj më vonë, ato nënshkruan një marrëveshje shumëvjeçare për të “krijuar përmbajtje globale” që do të transmetohet ekskluzivisht në Hulu.. Një episod special i organizuar nga Andy Cohen u transmetua pas përfundimit të serialit./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *