• |
ide | kryesore

Video/ Goditet Zguro, VAR i anullon golin Guindos në shtesë: Lacit i shkon afër arritjes me 10 lojtarë, Gega debuton me pikë

-Instant, F1, Sport, Video



Laci nuk shkon më shumë se 0-0 edhe kundër Skënderbeut, në shtëpi, megjithëse me 10 lojtarë, në fund, fitoren Josës ia mohoi VAR, që pikasi në pozicion jashtë loje Guindon, i cili shënoi në shtesë. Debuton me pikë Skënder Gega, 1 por me peshë, e marrë në fushën e vendit të dytë, por që si erdhën gjërat ndoshta Skënderbeu mund e duhet të bënte më shumë.

Bardhezinjtë zotëruan fushën në përpjekje për të nxjerrë sa më shpesh lojtarët në konkluzion, por si Akiniemi e Mazrekaj për vendasit, ashtu edhe kundërsulmet e korcarëve me Berishën, konfirmuan historitë e zakonshme shpenzuese të skuadrve që nuk dinë të jenë cinike. Korcarët ulnin ritmin e kundërshtarit dhe për minuta të tëra e vunë ndeshjen në gjumë, deri kur Shehu, tre minuta para pushimit, i shpëtoi mbulimit të Mensah dhe Vitijës, por tentativa me kokë vetëm fshikulloi shtyllën.

Laci u fut më agresiv në fushë, por gjërat u komplikuan për vendasit në minutën e 65′ kur Velkovski mori të verdhën për faullin ndaj Mensah, e VAR korigjoi vendimin e Bajramit, duke i lënë bardhezinjtë me 10 lojtarë. Skënderbeu shpejtoi të përfitonte dhe goditja e Berishës me kokë në të 69 detyroi Dajsinanin të bënte ndërhyrjen më të vështirë të ndeshjes, gjë që e ndjenë edhe tifozët që zemërimin për mungesën e fitores e shfrynë te Zguro, i goditur prej tyre e i zëvendësuar në minutën e 74. Në fund, Guindo shënoi, por VAR e gjeti sulmuesin në pozicion jashtë loje, duke anulluar golin e minutës së 92. Laci vazhdon të humbasë terren ndaj kreut, tani -10, në kohën kur Gega e sheh veten akoma të fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *