• |
ide | kryesore

Video/ Një goditje si Tong Po, se i ndaloi aksionin: lojtari shembet përtokë, sulmuesi përjashtohet nga klubi i tij

-Instant, Sport, Video



Një lojtar tajlandez u shkarkua nga klubi i tij, Bangkok FC, pasi i dha një goditje të stilit Muay Thai kundërshtarit të tij, duke e plagosur rëndë atë. Protagonisti negativ është Aitsaret Noichaiboon, i cili sulmoi Supasan Ruangsuphanimit të North Bangkok University FC, gjatë një ndeshje futbolli të kategorisë së tretë në Tajlandë.

Gjithçka ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes. Noichaiboon kishte topin dhe tentoi të arrijë në zonën e kundërshtarit, por u ndal nga Ruangsuphanimit. Lojtari i Bangkok, megjithatë, nuk e pranon këtë që i ndodhi dhe arriti kundërshtarin, i cili ndërkohë ishte larguar dhe i dha një goditje të fortë me bërryl në fytyrë, duke e rrëzuar në çast përtokë. Sulmuesi u përjashtua menjëherë nga arbitri dhe viktima e sulmit u dërgua menjëherë në spital për shkak të një dëmtimi të rëndë në fytyrë.

Një sulm i pakuptimtë dhe i papranueshëm, aq sa Bangkok FC ka vendosur të shkarkojë lojtarin dhe t’i anulojë kontratën me efekt të menjëhershëm. Këtë e raporton vetë klubi në një shënim: “Bangkok FC dëshiron të mbajë qëndrim ndaj agresionit dhe të mos mbështesë veprimin e tij. Klubi ka anuluar kontratën e lojtarit. Shoqëria kërkon falje për incidentin dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur që kjo të mos përsëritet”.

North Bangkok University FC, pas lojës, i informoi tifozët dhe shtypin për gjendjen e Ruangsuphanimit, duke konfirmuar se i riu mori disa qepje në buzën e tij të sipërme: “Ruangsuphanimit iu nënshtrua një ekzaminimi fizik në Spitalin Bangpakok-Rangsit 2, pasi lojtari nr. 6 i klubit të Bangkok FC e sulmoi qëllimisht në fytyrë – shkruhet në një shënim – Pasi u kontrollua nga mjeku u zbulua se pjesa e sipërme e buzës kishte një dëmtim të rëndë. Më pas mjeku bëri 24 qepje për të mbuluar plagën. Klubi do t’i ofrojë ndihmë dhe përgjegjësi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *