• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shikoni si bomba ruse shpërthen në qendër të Kievit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pamjet e publikuara në internet tregojnë momentin kur një raketë ruse shpërthen në një rrugë në kryeqytetin ukrainas Kiev përballë një personi që po ecte në një park.

BBC thotë se pamjet janë të verifikuara dhe nuk bëhet fjalë për një mashtrim.

Nga shpërthimi, një kalimtar humbi jetën ndërsa 3 të tjerë u plagosën. Automjetet, autobusët e transportit publik, bizneset e pallatet e banimit përreth pësuan dëme të shumta.

Ekipet e emergjencës ndërhynë për të evakuuar dhjetëra banorë që ndodheshin në apartamentet e tyre.

Bombat ruse nuk kanë kursyer banesat e qytetarëve, gjatë 24 orëve të fundit as në Harkiv, e po ashtu ranë në qendër të Donjeckut. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Kjo raketa paska mac adresë / ip statike dhe IMEI prandaj edhe BBC e ka verifikuar kaq saktë siç u verifikua edhe vdekja e gazetarit të New Work Times por mesa duket ka rilindur. Tani rusët pasi bombarduan Cernobilin, spitalin dhe karvanet e refugjatëve i paska zënë inati me pemet. Si duket duan të ndërtojnë ndonjë pallat në qendër të Kievit dhe po djegin pemet🤣😅

    1. O Lapsi na iluminoni pak nga kishte ardhur ai droni 700 kg që kaloi gjithë Rumaninë, Hungarinë e u plas në një park të Zagrebit në Kroaci mos ka qenë edhe ky inatçi me pemët dhe donte ndonjë shesh ndërtimi në Zagreb?!😍🙃😄

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *