• |
ide | kryesore

A ka negociata Basha – Berisha/ Bylykbashi flet për atë që po ndodh në PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i cili është anëtar i Komisionit të Rithemelimit ka komentuar në ABC atë që po ndodh brenda demokratëve.

I pyetur nëse ka negociata mes pjesës së demokratëve që drejtohen nga Lulzim Basha me Komisionin e Rithemelimit që drejtohet nga Sali Berisha për bashkimin e partisë, Bylykbashi e tha se ka “kontakte mes kolegës”, por jo “negociata”.

“Ka kontakte mes kolegësh. Kolegëve ju desh 6 marsi, për të arritur në konkluzion. Nuk ekziston një koncept i tillë negociatash. Nuk negociohet statuti i PD-së” – tha Bylykbashi.

Deputeti që mbështet Berishën tha se është e përcaktuar në statut se si bashkohet partia, që është përmes procesit të votimit.

“Për sa i takon atij që është organi më i madh vendimmarrëse që është Kuvendi që u mblodh më 11 Dhjetor.

Nuk ka një kryetar, por është organi kolegjial që është Komisioni i Rithemelimit që është i përkohshëm, që me Kuvendin e ri Komisioni e humbet funksionin.

Statuti i PD përcakton që demokratët të bashkohen tek kutia e votimit, që është vota e lirë e fshehtë në kutinë e votimit”, – tha Bylykbashi. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Fatmir Mediu tani është nen hetim te ri per Gerdecin. Te shpresojme te kthehet ne te ndeshkuarin e pare bashke me bashkepunetorin e tij Shkelzen Berisha

    Ai është një person që drejtësia ka kërkuar deri 6 vjet burg, por çështja u pezullua më 2009, për shkak të mandatit të tij si deputet.

    Rifillimi i çështjes ndaj tij është fitorja e pare e arritur pas 14 vitesh.

    Por tutorin e këtyre kriminelëve me pushtet, e kemi ende në politikë, ende kërcënim për demokracinë dhe dhunues të institucioneve të shtetit shqiptar. Quhet Sali Berisha.

  2. Nuk po shohim gjëkundi që Berisha tja vari këtij “komisioni të rithemelimit” por gjithmobë flet për supermenin “Sali Berisha”.
    .Nuk ka përmendur Berisha asnjë “antar komiteti” , as Bylykbashin e as Flamur Nokën si kandidat për kryetar të PD, por kjartë fare deklaron se unë kam qenë krijuesi i kësaj partie e unë do të jem kryetar i saj e kryeministër deri në vdekje.
    E kam dëgjuar këtë zotërinë Bylyk-bashi që fare haptazi ka shprehur dëshirën që të zëvëndësojë Bashën, duke pretenduar se edhe ai ka “formim perëndimor”

    Po a mos Berisha ka ndonjë “formim perëndimor” që kësij bylykësh duan ta rikthejnë në pushtet për 30 vite ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *