• |
ide | kryesore

Këshilltari i presidentit Zelensky: Lufta duhet të përfundojë në fillim të majit

-Instant, Lajme, Planet



Një këshilltar i qeverisë ukrainase ka deklaruar se pret që lufta të përfundojë jo më vonë se deri në fillim të majit, kur Rusisë t’i mbarojnë burimet për të sulmuar fqinjin e saj.

“Unë mendoj se jo më vonë se në maj, në fillim të majit, ne duhet të kemi një marrëveshje paqeje”, u shpreh Oleksiy Arestovich, një këshilltar i shefit të kabinetit të presidentit ukrainas, në një deklaratë të hënën vonë. Ai përshkroi dy rezultate të mundshme në muajt në vijim.

“Ose do të arrihet një marrëveshje paqeje shumë shpejt, brenda një ose dy javësh, me tërheqjen e trupave dhe gjithçka, ose do të ketë një përpjekje për të bashkuar disa sirianë për një raund të dytë dhe, kur t’i bluajmë edhe ata, një marrëveshje deri në mes të prillit ose në fund të prillit”, tha ai.

Arestovich nuk është i përfshirë personalisht në bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë.



1 Comment

  1. Keshilltari i Zelenskit njofton se lufta ne Ukraine duhet te mbaroje ne fillim te majit.
    Kjo lufte me shume na habiti sesa na trembi, sepse i dihej data kur fillonte, cka fillimisht nuk e besoi njeri, por dihet edhe data kur mbaroka, sipas Kievit zyrtar.

    Eshte ndoshta e para lufte ne histori e planifikuar si stervitje me arme te verteta, por me ngjyrat e nje filmi hollivudian, duke harruar tmerrin e miliona ukrainasve, viktimat ne popullsine civile, shkaterrimin e vendit 44 milionesh dhe arratine e miliona qytetareve, qe i llogarisin 2,5 milion. Madje qe ne diten e pare te saj organizatat e rendesishme nderkombetare planifikuan 5 milion banore te larguar nga vendi, por shifrat ne lufte mesohen pas mbarimit te saj.

    Gjithsesi urojme qe fundi i paralajmeruar te jete i vertete, qe Ukraina te gjeje paqen dhe normalitetin e saj dhe te ikurit te kthehen ne vendin e tyre, ashtu sikurse shqiptaret e Kosoves, per ta rindertuar jeten e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *