• |
ide | kryesore

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhër Rusisë: Ndalo sulmin ushtarak në Ukrainë

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Gjyqtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) kanë urdhëruar Rusinë të pezullojë operacionet ushtarake në Ukrainë.

Ata thonë se Rusia duhet të pezullojë menjëherë operacionet ushtarake në Ukrainë dhe të sigurojë që çdo njësi ushtarake apo popull i mbështetur ose i kontrolluar prej saj të mos marrë asnjë hap për të çuar më tej operacionin ushtarak.

Të dyja palët duhet të përmbahen nga çdo veprim që mund të përkeqësojë mosmarrëveshjen ose ta bëjë më të vështirë zgjidhjen e tij, raporton BBC.

Gjyqtarët refuzuan të urdhëronin Rusinë që të raportonte mbi progresin, por detyrimet ligjore ndërkombëtare e detyrojnë atë të pajtohet.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky e ka cilësuar atë si ” fitore të plotë”dhe tha se nëse Rusia e injoronte urdhrin, do të izolohej më tej.



2 Comments

  1. Përse shtrembërohet ky lajm me titullin “Gjykata Ndërkomnëtare urdjëron”.
    Nuk “urdhëron” asnjë gjykatë në botë por vendos për të ndëshkuar ndonjë krim.
    Ky vendim i hap rrugën NATO-s që të ndëshkojë kriminelin Putin e të gjithë kriminelët që e mbështesin ate.
    Ndërkaq boll edhe me kërcënimin e luftës bërthamore nga psikopati Putin, që ka tronditur gjithë njerëzimin.
    Para 70 vitesh ku u përdorën bombat e para atomike nga SHBA kundër Japonisë, mungonte sistemi elektronik modern i sotëm.
    Është një përfytyrim i gabuar e naiv, se meqë Rusia ka një arsenal të fuqishëm të mbushjeve bërthamore luftarake, e botën e paska në dorë i çmenduri Putin, mjafton që të shkelë një ……buton.
    Raketat me mbushje bërthamore vërtetë që janë në gadishmëri e mund të hidhen edhe nga një kontinent tek tjetri, por ato komandohen nga një sistem kompjuterik i koduar, e ky kod nuk i jepet i plotë vetëm një njeriu, aq më tepër një diktatori kriminal si Putini.
    Një të çmenduri edhe mund ti hypë në kokë e të shkatërojë gjithë botën duke u vetëvrarë, po a janë të gjithë gjeneralët rusë që komabdojnë bazat e armëve atomike, të gjithë të çmendur si ai që të masakrojnë veten, fëmijtë e familjet e tyre e gjithë planetin, se kështu i ka shkrepur në kokë Putinit ?

    1. Ti plako paske pare shume filma me kode berthamore e kompjutera nga ata te Hollivudit.
      Me qe ra fjala, kjo gjykata nderkombetare tani se fundmi eshte krijuar? Pyes sepse nuk kam degjuar me pare te marre vendime per ndonje lufte tjeter si psh ne Irak, Siri, Libi apo edhe Afganistan.
      Ne se eshte krijuar tani dhe keto jane vendimet e saj te para, eshte per tu pershendetur. Besoj se tani e mbrapa per cdo konflikt, do te kete nje padi e nje vemdim te saj ne se duhet bere lufte apo jo..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *