• |
ide | kryesore

Vrasja e nënës në vitin ’97, si ndodhi ngjarja e rëndë që Elsa Lila e vuajti gjithë jetën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Me zërin brilant, thjeshtësinë e butësinë e saj, Elsa Lila e magjepsi publikun shqiptar që në momentin kur u ngjit në skenën e Festivalit të këngës së lehtë në RTSH ku në vitin 1996 fitoi me këngën “Pyes lotin”.

Më pas u largua drejt Italisë, ku edhe atje vijoi karrierën në muzikë, duke marrë pjesë në Sanremo. Sot, nga përtej detit mbërriti lajmi i arrestimit të saj, i cili më shumë ndoshta se indinjatë, ka shkaktuar keqardhje.

Keqardhje për një jetë plot tallaze të kësaj kengetareje te bukur e të talentuar, e cila po rriste e vetme vajzën e saj pas ndarjes nga partneri.

Elsa u përball që në moshë të vogël me një dhimbje të madhe: vdekjen e të ëmës, në rrethana të tmerrshme.

Nënën, violonisten Eva Vishaj e humbi në 1997, viti i trazirave; ajo u gjet në grahmat e fundit të jetës e qëlluar me plumb në kokë.

Për këtë vrasje, më vonë u akuzua Albenc Ago. Eva punonte si kameriere në lokalin “Juna”, që ndodhej në cep të parkut Rinia, ngjitur me Ministrinë e Mbrojtjes.

Ajo kishte mundur të punësohej për shkak të njohjeve që familjarët e saj kishin me pronarët e lokalit.

Duke qenë se ishte e divorcuar, Vishaj jetonte me fëmijët në një apartament me qira në afërsi të rrugës “Bardhyl”.

Mbi motivin e gjestit të tij, nuk u hodh asnjëherë dritë plotësisht, ndersa Elsës i solli një vuajtje që e shënjoi për të gjithë jetën.

Si ndodhi vrasja

Historia e vrasjes së Eva Vishajt, zë fill më 23 maj 1997, kur ajo u gjet e pajetë, e qëlluar me një plumb në kokë pranë kilometrit të 29-të, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Hetimet për këtë ngjarje u rihapën vite më vonë dhe, në vitin 2004, Prokuroria akuzoi Albenc Agon si autor të vrasjes.

Ai u gjykua në mungesë dhe më 1 dhjetor 2005, një treshe gjyqtarësh e kryesuar nga gjyqtari Gjin Gjoni e deklaruan të fajshëm për akuzën e “vrasjes me dashje” dhe të “mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe të municionit”. Në bashkim të dënimeve, Ago u dënua me 20 vjet burg.

Në këtë vendim, Gjykata e kryeqytetit arsyetonte: “Persona që njiheshin me të, po atë ditë e kanë parë viktimën Eva Vishaj në makinë tip ‘Mitsubishi’, ngjyrë qielli, që po udhëtonte në drejtim të Rrugës së Elbasanit pikërisht tek Liceu Artistik, makinë që po drejtohej nga ana e të pandehurit Albenc Ago dhe që midis të dyve rezultonte se kishte marrëdhënie të acaruara, fakt që është vënë re nga ana e këtyre dëshmitarëve”.

Pas këtij vendimi, Ago u arrestua në Itali dhe u ekstradua në Shqipëri. Në maj 2008, Gjykata e Tiranës pranoi rivendosjen në afat të dosjes.

Pas një rishqyrtimi të pjesshëm, më 17 dhjetor 2008, Apeli la në fuqi vendimin me 20 vjet burg. Rekursi i këtij vendimi nga ana e Agos nuk u pranua nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë. Më pas, Ago iu drejtua Kushtetueses, e cila në nëntor 2012 e ktheu dosjen për rishqyrtim në Apel.



5 Comments

  1. Artikull per te lare mutin me shurre.Sa per dijeni o “gazetar” ne 97 kur ju vra e ema ajo ka kenduar ne festival dhe fitoi cmimin e pare ndaj kete lloj alibie mos e bej se late nam. Ka shume njerez qe ju vdesin prinderit po sju futen puneve te pista

    1. E JEMA ELSA LILES ESHT VRAR PARA 97, DHE U VRA SE PA GJERA QE NUK DUHEJ TE FLISTE , NJERI NGA ATA QE E KA VRAR ESBT VRAR PARA 1 VITI NE AUTOSTRADEN E LACIT TEK HOTELI TIJ ME A&A PO BOLL U MORET ME JETEN E SAJ KETU NUK CAU DOT SE NUK LEN LAROT TE HAJ BALOJA E DYTA SI NUK U LODHET ,SHIKONI HALET TUAJA , PASH NJE KOMENT TE OLTI CURRIT E CI DUHET ATIJ SE SI ESHT MIR BERI QE U MOR NUK SHIKOJN HALET E VETA PO KAN 2 DIT ME JETEN E ELSA LILES, ME NJE VAJZ TE VOGEL QE ZOTI E DI SI DO I VEJ HALLI, NUK MUNDI TE CANTE DOT ME SHUM TE BESH KLIPE DO LEK SHUM , ZOTI E NDIHMOFT TE MOS LER VAJZEM , I LINI ME KE KA DAL NE FOTO , BOLL BENI PUSHIM SHIKONI NO JE LAJM TJETER.

  2. Kjo për hesap të vet punoi.
    Nuk beri as tendera as inceneratore.
    Punoi ok
    Keq eshtë se e kapën.
    Aty ramëshurra me çuçkat e me buçkat e haremit e ka kthyer në zulustan dhe s’bën zë njeri.
    Merreni me këtë vajzë fatkeqe…
    Me sa lexuam… as killerin e së ëmes nuk e dënoi shteti i ramkurvit…
    Skeni parë gjë akoma.

  3. ESHT VRAR ME KOHEN E SALI GERDECIT, KA QEN LOKALI I NJE LACIANI, NJE TROPOJAN E NJI TJETER, TROPOJANIT I HODHEN CELSAT NE DET DHE DOLI ME VON ESHT KUNATI MAJLINDA BREGUT QE KISHTE TE MOTREN MODERATORE, LACIANI U VRA VJET DICKA E TILL, I MBROJTI GAZI DEDE AI I NXORI , I LINI REHAT TE VDEKUNIT ENE TE GJALLET , LERENI ELCA LILEN NE HALLIN E VET PO SHIKONI WC TUAJA SE I KENI ME M..T PLOT .

    1. Kjo e ka pyt b kur i ka hy kësaj pune
      Nuk ka marrë as tendera as ka drejtu dogana ,ministrira
      Po të cudit komenti i ndonjë të dhjere që shan të permjeren..
      Personalisht besoj një zot dhe jam kundër këtyre gjërave por ajo nuk ka bërë dëm me shume se farmacitë dhe supermarketet.qe shesin gjëra të skaduara dhe me përmbajtje kancerogjene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *