• |
ide | kryesore

‘Blini diamante dhe investoni në bursë’/ SPAK lëshon dhjetra urdhër arreste pas zbulimit të mashtrimit me Call Center

-Instant, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar disa urdhër arreste për biznesmenë e administratorë të Call Centerave, pasi akuzohen se u vodhën miliona euro gjermaneve përmes mashtrimit. Ata i bindin shtetasit e huaj të investonin në bursë dhe të blinin diamante dhe më pas i merrnin paratë. Mësohet se pre e mashtrimit ranë rreth 2 mijë gjermanë që iu vodhën 5 milion euro në total. Arrestimi i tyre është bërë pas kërkesës së autoriteteve gjermane. Përmes ‘Forex’ të arrestuarit mashtroni shtetasit e huaj që të investonin në bursë apo në metalet me vlerë dhe diamantet. Me pas paratë e vjedhura depozitoheshin në bankat off-shore

Aktualisht operacioni për kapjen e githë personave të përfshirë në mashtrim është duke u zhvilluar në Tiranë dhe Durrës. Prej muajsh Call Center-at janë vënë në shënjestër të organeve të drejtësisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *