• |
ide | kryesore

Najdovski “ngatërron” formacionin e Shehit: në derbi tekniku lëviz ‘kartat’

-Instant, Sport



Drejt derbit në mënyrën më të mirë të mundshme. Tirana shkon në ndërqytetasen me Dinamon me 10 pikë avantazh ndaj ndjekësi më i afërt dhe kjo është mjaftueshëm që Shehi të mos bëjë dramë edhe me një mungesë të rëndësishme si ajo e Najdovskit. Xholi difensiv, i aftë të luajë edhe në qendër të mesfushës nëse i kërkohet, është skualifikuar pas kartonit të verdhë të marrë kundër Vllaznisë, në fitoren 1-2 të bardhebluve dhe nuk është në dispozicion të teknikut. Asnjë problem, duke parë formën e mirë të Behirachte, që do të luajë në qendër me Hoxhallarin.

Në fakt, janë katër lojtarë të padisponueshëm në zgjedhjet e teknikut, por tre prej tyre janë të dëmtuar afatgjatë dhe me mungesat e tyre Shehi është ambjentuar tani. Muça e Nuriu nuk janë në listën e grumbullimit të teknikut prej tre javësh, ndërsa Ngo’o është akoma shumë larg rikuperimit dhe në kampin kryeqytetas mendojnë se sezoni mund të jetë edhe i përfunduar për anglezin. Sulmuesi, që në merkaton e janarit u mbulua nga ardhja e Devid, është duke punuar në palestër dhe ende nuk ka filluar të jetë në kontakt me fushën edhe për vrapime të thjeshta, kështu që kohët e rikuperimit duhet të jenë më të gjata se 3 muajt e parashikuar fillimisht.

Për pjesën tjetër, Shehi është i qetë, rikthehet Totre e Tosevski, me të parin që do të kompletojë mesfushën me Limajn e Tolin, nëse maqedonasi rimerr krahun e djathtë të mbrojtjes. Në të kundërt është gati Hoti, autor i golit të fitores në Shkodër. Për sulmin asnjë dyshim, me tridhëmbëshin Seferi-Xhixha-Devid, që frikëson cdo kundërshtar, sidomos Dinamo që është një nga prapavijat më të mundura të kampionatit…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *