• |
ide | kryesore

Ambasada ruse në Tiranë ka një pyetje për Sali Berishën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha teksa përshëndeti nisjen e furnizimit me gaz të Europës përmes gazsjellësit TAP që kalon edhe në territorin shqiptar, tha se asokohe i ishin ofruar para në këmbim të projektit rus të gazsjellësit. Por sot ka pasur një reagim për këtë cështje nga ambasada ruse në Tiranë.

“U habitëm nga fjalët e Sali Berishës se 10 vjet më parë ai refuzoi rryshfetin gjoja të propozuar nga Gazprom për zhvillimin e projekteve energjetike në Shqipëri. Na lind natyrshem pyetja: sa kërkoi zoti Berisha që as Gazpromi nuk mundi t’i mbledhë dot ato “shuma përrallore”?”, shkruhet në një postim në Facebook në faqen e ambasadës.

Projekti i gazsjellësit TAP u negociua gjatë kohës kur Berisha ishte në pushtet. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Hahaha , mjaftonin, dilnin dhe tepronin ato qe ju afruan por zgjodhi opsionin tjeter fatmiresisht. Ka filluar ti beje pyetjet Fuga edhe per ambasaden Ruse tani se Amerikones ka vite qe ja ben skenarin?🤪

    1. Ore neve na ka dale duarsh Berisha, dakord, po ju si do ja beni se Rama ju ka futur duart dhe nuk po ua heq me..

  2. Lajmi më poshte eshte ‘Bullgaria debon 10 diplomate ruse’.
    Po ju skitet me seli ne Tirane s’ka kush ju debon, se Njeriu I Ri Komunist ne krye te qeverise eshte frymezuar nga spermatozoide bolshevike sic jeni edhe vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *