• |
ide | kryesore

Misteri/ U tha se kishte 1 mijë persona, por nuk vdiq askush në teatrin e Mariupolit

-Instant, Arkiva, F1, Lajme, Planet, Të fundit



Sulmi i ushtrisë ruse mbi teatrin e Mariupol rezultoi me vetëm 1 të plagosur rëndë dhe asnjë të vdekur. Këtë e bënë të ditur autoritetet lokale të Ukrainës.

Më herët u raportua se 130 persona ishin nxjerrë të gjallë nga struktura e bombarduar nga Moska, pavarësisht se fjalët “fëmijë” të shkruara në oborr në gjuhën ruse dukeshin qartë nga lart.

Sipas Lyudmyla Denisova, komisionerja ukrainase për të drejtat e njeriut, 1300 njerëz janë ende të mbyllur në bunkerin kundërajror në bodrumin e teatrit. Më pas “Human Rights Watch” foli vetëm për 500 civilë, të cilët forcat lokale po përpiqen t’i nxjerrin jashtë duke pastruar zonën nga rrënojat.

Deklaratat kanë nxitur një valë mosbesimi edhe për mungesën totale të imazheve të të mbijetuarve që janë nxjerrë nga rrënojat e teatrit. Nuk ka as video apo foto të 130 personave që autoritetet ukrainase pretendojnë se u shpëtuan pas bombardimit.

Pas këtyre mosbesimeve, Human Rights Ëatch u detyrua të saktësojë se “nuk kishte qenë në gjendje të kontaktonte në telefon me askënd në Mariupol më 16 mars për të përcaktuar nëse civilët ishin larguar nga teatri para sulmit, por kishte folur sipas dëshmive të mbledhura më herët se aty strehoheshin midis 500 dhe 800 civilë”.

Në këtë pikë nuk është e qartë nëse ata ishin apo jo të pranishëm në bunker, dhe sa ishin kur mbi teatër ranë bombat. Ajo që deri tani duket e sigurt është se nuk ka pasur viktima.

Edhe pse fatmirësisht, një masakër e frikshme ndaj civilëve nuk ka ndodhur, ky sulm ndaj teatrit është kthyer në një nga simbolet e propagandës të të dyja vendeve. Ukraina kërkon të sensibilizojë opinionin ndërkombëtar ndërsa Moska thotë se ky është një “operacion special” për të shpëtuar popullsinë e Donbasit.

Menjëherë pas sulmit, Ukraina akuzoi Rusinë për një masakër të paprecedentë ndaj civilëve. Nga ana tjetër, Rusia u përgjigj menjëherë duke mohuar akuzat se kishte goditur teatrin dhe duke akuzuar ushtarët e batalionit Azov, pjesë e të cilit janë ultranacionalistë ukrainas. Moska tha se ky ishte një “provokim i ri i përgjakshëm, duke hedhur në erë ndërtesën e teatrit të minuar prej tyre”.

Edhe vetë Human Rights Watch e bëri të qartë se nuk mund të përjashtojë mundësinë që në teatër ose pranë tij të ketë pasur një objektiv ushtarak. ©LAPSI.al



14 Comments

  1. Ca shfaqje e shemtuar per delet.
    Snapchat eshte bllokuar qe ne dt 4 mars ne te gjithe ukrainen, kuptohet se pse.
    Kjo “lufte” eshte si “virusi” nje genjeshter e madhe.

    1. Dmth ska lufte ne Ukraine?! Po shyqyr qe na hape syte. Ke qef te shkosh si turist ne Kiev, shko se eshte qytet i bukur

      1. Ka pak lufte e shume propagande. Si eshte e mundur qe bombardohet nje godine qe paska 1000 persona ne te dhe per cudi ka vetem 1 viktime apo asnje? Qe ka propagande pa limit dihet po se ca loje e piset luhet mes SHBA dhe Rusise, kete do e marim vesh ne muajt ne vijim. Ashtu sic dolen bllof me kovidin dhe u mor vesh qe ishte nje teater i madh per te realizuar qellime te tjera.

        1. eshte e vertete asnje te vdekur nga virusi nuk kishte, vazhdo me konspiracionet se ngelet per morracaet e shqiperise ti zbulojne

          1. Vej masken shko bej vaksinen e katert dhe tund flamurin e ukraines per “mijera ushtaret rus te vrare” nga “trimat” e WEF si zelenski budalla i nevojshem.

          2. Shko or pall lexo e shif dhe ca thone ne mediat e tjera jo vetem Top Chenefin, CNN dhe “komitetin e eksperteve”. A e ke marre vesh se nga detyrimi qe i beri gjykata federale FDA dhe CDC te publikonte dhenat e para te vaksines, jane 3% viktima dhe jane qindra ( 9 faqe A4) efekte anesore si takikardi etc. Dhe e gjitha ky ekperiment per nje virus qe kishe 0.05 % shanse te vdisje(99.5 % shans te mbijetoje) por qe ke 3% shanse te vdesesh nga vaksina eksperimentale.

            Dhe ky rezultat eshte vetem statistika e periudhes se pare tremujore…. jane dhe me mijera faqe raporte qe duhet te publikohen deri ne vjeshte qe per cudi FDA dhe Phizer donin 75 vite kohe ti benin publike rezultatet. Ste ben te pyesesh veten pse????

    2. O injorant, qe ka shume propagande dhe gjera te pa verteta ne nga ana e Ukrahinasve, kjo dihet dhe eshte e kuptueshme, por kjo nuk te jep ty te drejten te sillesh si kafshe.
      Ka nje shpjegim shume te thjeshte se pse nuk ka pasur vimtima, njerezit jane strehuar ne bunkerat nentoksor qe ndodhen poshte teatrit.
      Po ske faj, aq e ke pocin.
      Nuk te vjen turp, atje po vriten njerez per dite dhe ti ben politike dhe thua spo ndodh asgje.

      1. Degjo ketu asswipe, se kjo esht fatkeqsia e pergjigjes ketu. Ju te terhiqni ne nivelin tuaj te budallekut dhe te merrni perpara me eksperience.
        Kam qene ne dy ture lufte e di shum mire se cfare eshte lufta, bunkeri dhe pasojat ne nje goditje direkte me qindra vete brenda.
        Je i lire te besosh cfaredo perralle qe te pelqen nga lakuriqi nates me virus deri te konfliktet e stisura. Un fatkeqsisht nuk mund te kuroj budallekun.

  2. Zyrtaret e Kievit nuk jane ne lufte, por ne telefon e ne média, si te ngeshem. Ndoshta zyra e propagandes dhe marketingut nuk i sheh ngjarjen atje se ndodhet jashte Ukraines….

  3. Zyrtaret e Kievit nuk jane ne lufte, por ne telefon e ne média, si te ngeshem. Ndoshta zyra e propagandes dhe marketingut nuk i sheh ngjarjet atje se ndodhet jashte Ukraines….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *