• |
ide | kryesore

Bilanci i luftës, Ukraina pretendon se ka vrarë mbi 14 mijë ushtarë rusë

-Instant, Lajme, Planet



Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës ka deklaruar se mbi 14 mijë trupa ruse janë vrarë nga ushtria ukrainase, që prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës.

Përditësimi u bë i ditur në një postim në Facebook nga zyrtarët ukrainas, shkruan BBC.

Sipas përditësimit Moska ka humbur një sasi të madhe pajisjesh ushtarake, duke përfshirë rreth 1,470 mjete të blinduara, 60 tanke dhe mbi 100 avionë luftarakë dhe helikopterë.

Megjithatë BBC thekson se nuk mund të verifikojë shifrat në mënyrë të pavarur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *