• |
ide | kryesore

Zyrtari kinez habit me deklaratën e tij: Sanksionet ndaj Rusisë janë shumë të ashpra

-Instant, Lajme, Planet



Një zyrtar i lartë i qeverisë kineze ka thënë se sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore ndaj Rusisë për shkak të Ukrainës janë gjithnjë e më “të egra”. Zëvendësministri i Jashtëm Le Yucheng tha gjithashtu se NATO nuk duhet të zgjerohet më tej drejt lindjes.

Kina është një ndër shtetet që nuk e ka dënuar pushtimin e Rusisë, duke refuzuar ta quajë atë një pushtim. Pekini zyrta gjithashtu ka kundërshtuar sanksionet ndaj Moskës.

“Sanksionet kundër Rusisë po bëhen gjithnjë e më të egra”, tha Le në forumin e sigurisë në Pekin, raporton Reuters.

Ai shtoi se shtetasit rusë po privoheshin nga pasuritë jashtë shtetit “pa asnjë arsye”.

“Historia ka dëshmuar vazhdimisht se sanksionet nuk mund të zgjidhin problemet. Sanksionet do të dëmtojnë vetëm njerëzit e zakonshëm, do të ndikojnë në sistemin ekonomik dhe financiar… dhe do të përkeqësojnë ekonominë globale”, vazhdon Lee.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *