• |
ide | kryesore

Ngordhja e mijëra shpendëve në Durrës, kërkohet ndihmë nga shteti për t’i groposur ndërsa policia nis hetimet

Arkiva



Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për ngordhjen e mijëra shpendëve në disa pulari të qytetit bregdetar. Prej rreth 2 javësh, duke nisur nga data 28 shkurt, sëmundja ka shkaktuar “kërdinë” tek pulat duke sjellë për pasojë nevojën për groposjen masive të tyre. Prokuroria e Durrësit i ka kërkuar sot policisë të sekuestroje dokumente mbi praktiken që është ndjekur pas rasteve të konstatuara për ngordhjen e shpendëve. Institucioni i akuzës ka kërkuar informacion për të mësuar se kur është konstatuar rasti i parë dhe nëse janë vënë në dijeni apo jo institucionet përkatëse.

Virusi ka prekur edhe 80% të tufave të tjera nëpër pularitë e tjera. Subjektet që janë prekur nga kjo ngordhje masive e pulave kërkojnë ndihmën e shtetit për t’i groposur, ndërsa deri më tani i mbajnë brenda magazinave, të veçuara nga pulat e tjera.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *