• |
ide | kryesore

Prej tre ditësh zjarret pushtojnë Beratin, sot e pëson platacioni më i madh

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prej tre ditësh vatrat e zjarrit janë shfaqur pothuajse në të gjithë qarkun e Beratit gjatë natës dhe ditës.

Ditën e sotme zjarri është shfaqur në kodrat e bashkisë Berat, fshatin Mimias ku ndodhet edhe plantacioni më i madh me vreshta dhe blloku i fiqve.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar reparti “Mbrojtja nga Zjarri dhe Shpëtimi” së ku po lufton me flakët për ta vënë zjarrin nën kontroll. Tereni tepër i vështirë, mjetet e zjarfikseve nuk mund të shkojnë aty ku janë vatrat e zjarrit, ndërsa zjarri përparon i ndihmuar nga era.

Nuk është hera e parë që jëto zona përfshihen nga fkakët pasi vetë banorët pastrojnë barërat e thata dhe u vënë flakën ndërsa zjarri u del jasht kontrollit. Por asnjë deri më sot nuk është vënë para përgjegjësisë për krimin e kryer.

Ndërsa zjarri vijon të shkrumbojë çdo gjë që gjen përpara, skuadra e MZSh po luftojnë me flakët me mjete rrethanore dhe pompat e ujit të shpinës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *