• |
ide | kryesore

“Kam lindur në Zvicër, po zgjodha kështu se jam shqiptar”: ende pa pasaportë, Bajrami tregon ditët kuqezi

-Instant, F1, Sport, Video



Adrian Bajrami një nga dy risitë në kombëtaren e Shqipërisë, në prag të ndeshjeve miqësore me Spanjën dhe Gjeorgjinë, ka ndarë të gjithë lumturinë që ka ndjerë për ftesën e marrë nga Kombëtarja dhe më pas ka folur edhe për tema të tjera: “Normalisht që jam shumë, shumë i lumtur të jem pjesë e kombëtares. Shpresoj të ndihem edhe më mirë, të ambientohem sa më shpejt dhe të arrijmë sa më shpejt te ndeshja”, u shpreh Bajrami.

Bajrami është në pritje të pasaportës kuqezi, ndërsa sportitivisht ai ndihet gati të luajë: “Shpresoj të marr pasaportën, unë jam gati dhe në formë. Kam luajtur gjithmonë me Benfikën, jam kapiten i ekipit aty. Unë jam gati – tha mbrojtësi, që për tu veshur kuqezi, anashkaloi interesimin e Zvicrës -. Jam shqiptar. Kam lindur e jam rritur në Zvicër, kam kaluar shumë vite në Zvicër me futbollin. Pastaj kam shkuar te Benfica dhe po bëj katër vite aty tani. Në fund e kam zgjedhur Shqipërinë se jam shqiptar”, shtoi mbrojtësi.

Bajrami foli edhe për ditën e parë me kombëtaren: “Ishte shumë mirë dita e parë për mua. Mendova se do të ishte më e vështirë, por në fakt nuk ishte. Janë disa lojtarë që luajnë në Zvicër, apo Berat Gjimshiti që flet gjermanisht edhe ai. Ata më afruan më shumë me skuadrën. Kishim stërvitje dhe kaloi shumë mirë. Shpresoj të ambientohem edhe më mirë”.

Në lidhje me eksperiencën te Benfika, apo për një kalim të mundshëm në Serie A, Bajrami deklaroi: “Është kënaqësi e madhe të luash për një klub si Benfika. Kam mësuar shumë atje, jam rritur si person dhe futbollist atje. Me kalimin e kohës do të shikojmë se çfarë do të ndodhë. Unë në Serie A? Mund të ndodhë, por për momentin jam i fokusuar te Benfika dhe te karriera që kam aty. Çfarë do të ndodhë mbetet për t’u parë”.

https://youtu.be/FPZhcs2kKw8



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *