• |
ide | kryesore

“Objektivi varet nga kundërshtari. Me Spanjën…”: Kastrati rikthehet për herë të parë nga koha e Panuccit

-Instant, Sport, Video



Një rikthim në kombëtare edhe për portierin Elhan Kastrati, i cili rivishet kuqezi edhe njëherë pas ndeshjeve në Nations League, ku ai ishte në pankinë. “Jam shumë i lumtur që rikthehem këtu. Kam qenë edhe një herë kur ishte Panucci. Me trajnerin Reja është hera e parë dhe gjithmonë është krenari të përfaqësosh kombëtaren. Kështu që jam mëse i lumtur”. Kastrati, luan në Serie B në sezonin e dytë me Cittadellan, ku është bërë tashmë titullar fiks. Në Itali luajnë disa portieri shqiptarë dhe Kastrati tregon edhe pse atje ka “gardianë” të mirë: “Italia është një shkollë e mirë për portierët. Jam rritur atje që i vogël. Punojnë pak më ndryshe se gjithë vendet e tjera, ndaj ka edhe portierë me më shumë kualitet”.

I pyetur në lidhje me objektivat në dy miqësore e këtij muaji, portieri shtoi: “Objektivi varet edhe nga kundërshtari. Me Spanjën rezultati është pak më i vështirë për t’u arritur, por megjithatë do të japim maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv. Pastaj sa i përket një kundërshtari si Gjeorgjia, edhe rezultati është shumë i rëndësishëm. Për Shqipërinë kur ndeshet me skuadra mesatare le të themi, nuk janë miqësore, por ndeshje ku duhet të marrim maksimumin”, përfundoi portieri.

https://youtu.be/FPZhcs2kKw8



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *