• |
ide | kryesore

Policia sqaron përplasjen me armë në Shkodër

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia ka dhënë detaje nga ngjarja që u shënua rreth orës 19:40, në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër ku u raportuan të shtëna armësh.

Sipas forcave të rendit, një 32-vjeçar i identifikuar si Armando Ndreu banues në këtë lagje ka pasur një konflikt për motive të dobëta me një person të raportuar si Sadet Sala.

Të njëjtat burime raportojnë se Ndreu dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një furrës së bukë në pronësi të Salës, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit.

Një grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *