• |
ide | kryesore

28 ditë luftë/ Bllokohet karvani me ndihma në Mariupol, ukrainasit rifitojnë terren në jug

-Instant, Lajme, Planet



Mariupoli vijon prej ditësh të jetë kryeqendra e luftimeve mes trupave ruse dhe atyre ukrainase, që kanë hyrë në ditën e 28 të përballjes së tyre. Mësohet se afro 100 mijë ukrainas janë bllokuar në këtë qytet. Në orët e fundit, raportohet se rusët kanë hyrë në Mariupol të mbështetur nga separatistët e Donbasit, megjithatë inteligjenca amerikane pohon se ushtria ukrainase po kundërpërgjigjet dhe nuk duke mos dashur ta lërë qytetin në duart e pushtuesve.

Zëdhënësi kryesor i Putinit refuzoi të përjashtonte përdorimin e armëve bërthamore në një intervistë me CNN të martën, duke thënë se ato do të përdoren vetëm në rast të një “kërcënimi ekzistencial” për Rusinë. Pentagoni amerikan e denoncoi deklaratën si të pamatur, duke thënë se “nuk është mënyra se si duhet të veprojë një fuqi bërthamore e përgjegjshme”.

Presidenti Zelensky bëri një tjetër dalje në rrjetet sociale ku deklaroi se negociatat me palën ruse vazhdojnë dhe fajësoi ushtrinë e saj se ka penguar karvanin me ndihma humanitare që i ishte drejtuar Mariupolit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *