• |
ide | kryesore

U pyet nga gazetarët për dorëheqjen e Lulzim Bashës, reagimi i Ballës

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballla ka refuzuar të japë një koment për dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së grupit të PS, Balla u pyet nga gazetarët për këtë zhvillim të rëndësishëm në kampin blu, por nuk preferoi të japë një përgjigje. Sipas tij, paketa e rezistencës sociale është më e rëndësishmja për momentin.

“S’kam asnjë koment për çështjen. Për ne ka rëndësi më shumë se kjo, paketa e rezistencës sociale”, tha shkurt Balla.

Kreu i grupit socialist, zbuloi gjithashtu se në mbledhjen e sotme u vendos që edhe deputetët do të jenë në terren për të verifikuar zbatimin e masave të marra nga qeveria për krizën e çmimeve.



3 Comments

  1. Në 9 shtator 2021, Lulzim Basha rrëzoi perandorinë e Sali Berishës, i kallëzuar si një tiran vulgar, vrasës dhe vjedhës i popullit të vet, minues i demokracisë. Shtetet e Bashkuara kërkuan dëbimin e Sali Berishës prej Partisë Demokratike. Lulzim Bashës i dridhej zëri teksa fliste e thoshte ‘ky është vendimi i jetës sime!’.

  2. Eh sa poshte ke rene o shqiperi! E po te versulesh kush do i beje i pari pyetje balles,qe vetem nga fytyra dhe paraqitja duket si andikap,lere te analizoshe personalitetin e tije banal.Poshteruse per ju o operatore dhe gazetare.Aq poshte kini rene?Isha jashte dhe shikoja ne cel lajme nga vendi jone,mu afruan dy te huaj qe i kisha ne tavoline dhe me thane ky duket si andikap ca lajmi thote.Ju thash eshte kryetari i shoqates se mbrojties te grripit te derrit,quhet balla,Fle me derat dhe duket si andikap,por nuk eshte andikap.Ne shqiperi ka rene gripi i pulave dhe ai ka dale ne mbrojtie e derave ,se po groposin pulat te stalla e derrave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *