• |
ide | kryesore

Debate të forta në Kuvend, Berisha bllokon foltoren

Arkiva



Ish-kryeministri Sali Berisha ka bllokuar foltoren e Kuvendit teksa kërkoi të marrë fjalën, pas akuzave të ministrit Damian Gjiknuri. Kjo kërkesë u refuzua nga zv.kryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj e cila i bëri të ditur se nuk mund të vijojë me fjalën e tij.

“Nuk ke të drejtë të marrësh fjalën për replikë. Liro foltoren”, tha Felaj.

Sipas Felajt, Gjiknuri nuk ngriti akuza dhe fyerje ndaj Berishës, edhe pse deputeti socialist e quajti ish-kryeministrin një kufomë. Pa mikrofon, Berisha replikoi me Gjiknurin duke thënë se arritja më e madhe e qeverisë së drejtuar prej tij ka qenë projekti TAP, ndërkohë që arritjet e qeverisë Rama janë vjedhjet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *