• |
ide | kryesore

Locatelli shërohet nga Covid: mesfushori i Juventusit ‘vrapon’ drejt kombëtares

-Instant, Sport



Manuel Locatelli është shëruar nga Covid-19. Mesfushori i Juventusit kishte rezultuar pozitiv javën e kaluar, pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Villarealit. Sot në mëngjes, klubi i Juventusit bëri të ditur negativitetin e tij me një deklaratë zyrtare: “Locatelli – shkruhet në faqen e internetit – kreu kontrollin me një test diagnostikues (tampon) për Covid-19 me rezultate negative. Për këtë arsye lojtari është i shëruar dhe nuk do t’i nënshtrohet më regjimit të izolimit, kështu që do të niset në mbrëmje për të arritur në grumbullimin e kombëtares italiane në Coverciano”.

Në këtë pikë, mesfushori i Juventusit rikthehet potencialisht në dispozicion të trajnerit Mancini, gjithmonë në rast se Italia do të mposhtë Maqedoninë dhe do të luajë finalen e playoff për një vend në Botëror kundër Portugalisë apo Turqisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *