• |
ide | kryesore

Macron paralajmëron krizën ushqimore: Situata do të jetë më e keqe në muajt e ardhshëm

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Pas takimit me liderët e NATO-s, presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se Rusia po izolohet gjithnjë e më shumë në skenën botërore.

Macron tha se është e rëndësishme që të shmanget përshkallëzimi i konflikit dhe këtë e konsideron arsyen përse NATO mori vendimin për të mbështetur Ukrainën pa i shpallur luftë Rusisë.

“NATO po rishikon gjithashtu pozicionimin e saj strategjik si rezultat i luftës”, shtoi Macroni.

Ndër të tjera shtoi se fuqitë perëndimore janë gati për të rritur sanksionet ndaj Rusisë nëse do të jetë e nevojshme, por po përpiqen të kërkojnë armëpushim.

“Këto sanksione kanë ndikim dhe janë të prekshme, ne duhet t’i vazhdojmë ato që të kenë efekt bindës për Rusinë”, thotë ai.

Ndër të tjera ka paralajmëruar krizë ushqimore pasi Ukraina dhe Rusia janë dy eksportuesit kryesor, por prodhimi është ndërprerë që prej nisjes së luftës.

Macron tha se disa vende, duke përfshirë disa nga ato në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, janë të varura nga eksportet ukrainase dhe ruse.

“Situata do të jetë më e keqe për një vit apo 18 muaj pasi fermerët ukrainas nuk janë në gjendje të mbjellin”, tha Macron, ndërsa i bëri thirrje vendeve perëndimore dhe organizatave ndërkombëtare që të mobilizohen kundër krizës së ardhshme.

 



5 Comments

  1. Ju intereson kriza qe shkaktuat vete ne fillim me “Covid” dhe tani me luften ne Ukraine pasi vetem keshtu mund te beni Great Reset dhe New World Order.. Keshtu eshte kur boten e drejtojne bythqirat

  2. Do bejn nje mut te madh, se gjerat e vogla nuk bejne dot Historine. Ja mundohen perdite me marifete, kurdisje, por keto nuk do zgjasin pa fund. Thjesht po na çajn arin me lajme lufte, duke u mundu me na fut ne nje realitet frike, dje plandemia sot putini. Po fundja kush po e rruan, le te dalin moralistet me kritika (ah si thua kete?!) kush po e rruan prap.

  3. A bythqir ti bashke me elitat, ku sikur i vute sanksione Rusise te kishte krize, tani krizen mbaje ne bythe vete ti dhe gjith perendimi. Tani dhe gazin e grurin do ja bleni rusit me rubla e jo me euro apo dollare o kurva. U munduat ta kafshonit Putinin dhe pa dashje po e puthni.

  4. Quhet “The Play Book” (Libri i Lojes) ku jepen skenaret, udhezimet si te vihen ne jete planet globaliste. Ka shume vite qe luhet kjo loje ku bankat e medha, korporatat multinacionale kerkojne te grumbullojne gjithe kapitalin boteror ne duart e tyre, duke shkaterruar bizenest nacionale, me kriza financiare, epidemi, luftra, ideologji e emigracione masive qe shkaterrojne kombet e degjenerojne njerezit, dhe pastaj fare kollaj ju bejne presion qeverive te ndryshme per te pranuar lojrat e tyre dhe kthimit ne skllever te gjithe njerezve.

    Macroni eshte thjeshte cirak i Rothchildeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *