• |
ide | kryesore

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë robërit e parë të luftës

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk këtë të enjte ka pohuar se është bërë “shkëmbimi i parë i plotë’ i robërve të luftës.

Vereshchuk përmes një postimi në rrjetet sociale ka pohuar se 11 marinarë civilë rusë u kthyen në vendin e tyre pasi u shpëtuan nga një anije e fundosur pranë qytetit port të Odesa.

Ndërkaq në këmbim të tyre janë lënë të lirë edhe 19 marinarë civilë ukrainas të cilët kanë qenë në gjendje të kthehen në shtëpi pasi anija e tyre e shpëtimit, Sapphire u kap nga forcat ruse.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *