• |
ide | kryesore

Anya Taylor-Joy zbulon këshillën që mori nga aktorja e njohur

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja e njohur Anya Taylor-Joy  ka pozuar së fundmi për kopertinën e revistës ‘British Vogue’.

Gjatë intervistës,aktorja zbuloi se nuk është një fanse e takimeve të rastësishme dhe nuk mendon se do të ishte e mirë në këtë.

“Unë nuk isha shumë e mirë për njohje përmes internetit dhe jam shumë e lumtur që nuk jam,” u shpreh ajo.  “Dëgjoj histori nga miqtë e mi dhe them me vete, ‘O Zot, unë do isha shumë kot në këtë gjë”.

Por, kur aktorja ishte “e paqartë për dashurinë” në të kaluarën, Taylor rrëfeuse do të përballej me dhimbjet e zemrës duke parë episodet e Sex and the City. Jo vetëm kaq, ajo dikur pati mundësinë t’i tregonte,Sarah Jessica Parker sesi Carrie Bradshaw frymëzoi pikëpamjen e saj aktuale për marrëdhëniet.

“Më kujtohet kur takova Sarah Jessica Parker, po kaloja një ndarje të tmerrshme dhe iu afrova asaj dhe i thashë: “Kam nevojë që ta dish që po të shikoj ty dhe Big-in dhe po më jep shpresë. ,” shpjegoi Anya. “Dhe ajo tha: ‘Që gjërat do të funksionojnë?’ dhe unë thashë: ‘Jo! Se kjo do të marrë fund dhe më në fund do të vazhdoj përpara!’”Sa i përket përgjigjes së Parker, “Ajo ishte si, ‘Oh, Zot. Më fal”, kujtoi Anya.

Për fat të mirë, Taylor-Joy nuk i është dashur të merret me këto çështje për një kohë pasi ajo ka qenë e lidhur me Malcom McRae të grupit rock More që nga viti i kaluar. Ata e zyrtarizuan lidhjen e tyre në Instagram në tetor 2021./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *