• |
ide | kryesore

I vuri zjarrin pyllit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori në Tropojë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 62-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin pyllit në fshatin Koçanaj të Tropojës. Sipas policisë shtetasi S. M. dyshohet se ka ndezur një zjarr, i cili i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe me bimësi dhe pemë (gështenja).

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasit të lartëpërmendur  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprën penale “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *