• |
ide | kryesore

Bordi cakton çmimin e ri të naftës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



NJOFTIMI I PLOTE

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 25 mars 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

Nisur sa më sipër, Bordi i Transparencës i ngritur me vendim qeverie, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, vendosi:

1. Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 233 lekë/litër dhe nënproduktit benzinë do të jetë 206 lekë/liter për periudhën 26 mars- 1 prill 2022
2. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 26 mars – 1 prill 2022, të jetë 245 lekë/litri.

3. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 26 mars- 1 prill 2022, të jetë 218 lekë/litri.

4. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz për periudhën 26 mars- 1 prill 2022, të jetë 110 lekë/litri dhe me shumicë 98 lekë/litri.

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 26 Mars, ndërkohë që mbledhja e ardhshme do të jetë ditën e premte, datë 1.04.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.



23 Comments

    1. Bordi i Çet rrjepsit thuj më mirë. Kur në Itali nafta ra këto ditë nga 2.2 në 1.8 euro, Kërpërata e Çet Ramës e rriti nga 2030 në 2450 lek

    2. Ky cmim eshte vendosur per shkak te rritjes nderkombtare te cmimit. Edhe pse eshte nje situate e veshtire shpresojm qe bashke me bordin e vendosjes se cmimeve do e kalojme

        1. situata qe po kalojme eshte dicka e cila na prek te tereve jo vetem partine . mundohu te analizosh ne baz te asaj ca po ndodh

    3. Cilat janë shembujt e oligarkisë moderne?

      Shqipëria

      Pothuajse të gjithë politikanët e njohur i përkasin një lloj klani dhe klanet luftojnë në mënyra të ndryshme për para dhe pushtet në periudhen e 30viteve të pseudo-demokracise shqiptare. Të pasurit zgjidhen vetë në parlament dhe/ose kanë miq atje. Aleancat janë kryesisht të njohura. Shkon me vite, të paktën 9 të fundit. Për çdo media ka një pronar të njohur me disa lidhje në ndonjë klan politik. Dihet se cili oligark është më i fuqishmi në një rajon të caktuar. Është e zakonshme kur kontratat fitimprurëse shkojnë për firmat e lidhura me klanin e atij oligarku. Dihet që super të pasurit perfitojne gjithçka ne kurriz te popullit. Mos prisni asnjë prej tyre te shkoj në burg. Rama eshte oligarku me i madh ne shqiperi.

      1. Shko ne pune, boll bere filozofin ne kafe. Se sdo shkosh as ne kafe neser.
        Nese do punosh me tru, mbase behesh edhe ti nje dite. Mbase….

  1. Po lufta vazhdon cmimet rriten sdo mend ajo pun cdo dit po behet me e veshtir per te ruajtur tregun nga mungesa naftes , shpresojme qe cmimet te bien prap

  2. Cmimi po rritet sepse rusia kerkon vetem blerjen e naftes me rubla dhe sepse arabia nuk e perballon dot gjith kerkesen e shteteve evropiane..Te pakten nuk ka abuzimme dhe cmimet jan njesoj per te gjithe

  3. Duhet ta mirekuptojme situaten qe vendi po kalon…
    Bashke mundemi ti kapercejme me lehte krizat qe nuk i lindim ne,por jemi te detyruar te perballemi.

    1. PASKENI DITE RROGASH JU KURVAT E PARTISE ?
      JU QIFSHA ROPT O FUNDERRINA PA DINJITET
      LIVRIN E SHTEPISE KU TA KENI O PARTONAZHISTA

    2. Çoji edhe plaken palloshit se kemi edhe krize gopi
      Ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu……………………….

  4. Sa turp qe disa komentues me pagese propagandojne rritjen e çmimit te naftes a thua se kjo rritje ata nuk i prek ? Jo se e mendojne , por per kete paguhen . Shume e turpshme sepse para vetes dhe familjes ju vini partine .Para vetes dhe familjes ju hajdutin rama . Turp!!!

    1. Bravo Zyber Hima. Kjo ka lidhje vetem me taksimin dhe me asgjr me shume. Nafta ne Itali eshte me e lire se ketu pasi qeveria italiane i ka hequr akcizen. Pastaj ky emri bombastik, bordi i trensparences, duhet ndryshuar ne bordi i shkaterrimit te shqiptareve. Rrofte Edi Rama dhe populli shqiptar qe e therret baba i kombit

      1. Mos valle harrove qe e gjithe bota po kalon nje krize? apo ce deshe thuaj… kryeministri yne po ben inspektime,po munddohet te kryeje ura te ndermjetme ne menyre qe kjo krize te kaloje me “goditje” te lehta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *