• |
ide | kryesore

Dy gola të shënuar në shtatë ndeshje, Broja tenton të ndryshojë turpërimin e përhershëm me Spanjën

-Instant, F1, Sport



Një tjetër përballje me iberikët, këtë herë miqësore, në të cilën Shqipëria shpreson që të ndryshojë edhe rezultatin, në kohën kur njeh vetëm humbje në shtatë ndeshjet e zhvilluara mes dy kombëtareve. Reja tashmë ka qartësuar idetë, duke parë edhe gjendjen e lojtarëve të tij në grumbullimin një javor në Spanjë dhe është gati për ndeshjen, që do të luhet sonte në 19.45 në RCDE Stadium, shtëpinë e Espanyol.

STËRVITJA E FUNDIT

Kombëtarja shqiptare mbylli përgatitjet dje në stadiumin “RCDE”, me seancën zyrtare në impiantin ku do të luhet ndeshja. Një stadium që më mirë se kushdo e njeh Keidi Bare, që luan për Espanyol dhe është shtëpia e tij shumë më tepër se të atyre që do të zbresin në fushë me fanellat e La Roja. Asnjë dëmtim dhe atmosfera është duket entuziaste. Reja i ka kushtuar vëmendje alternimeve të tranzicioneve dhe mënyrën e të vepruarit të skuadrës kur nuk është në zotërimin e topit, gjëe që praktikisht mund të ndodhë shpesh gjatë ndeshjes kundër Spanjës.

FORMACIONI I MUNDSHËM
Ajo që mendohet të mos ndryshojë është skema. 3-5-2 i zakonshëm duket si një mënyrë për të qenë më i mbuluar përballë 4-3-3 të Luis Enriques. Në portë, prezenca e Hysajt në konferncën për shtyp si kapiten i skuadrës tregon dy gjëra njëkohësisht: në kuadratin e portës do të jetë Strakosha dhe në të djathtë do të jetë mbrojtësi i Lazios me Balliun në krahun e kundërt, duke qenë se lojtari i njeh mirë kundërshtarët me të cilët do të përballet, sepse luan në Liga. Me treshen e mbrojtjes e gjitha Serie A Ismajli, Gjimshiti dhe Kumbulla, mesfusha në qendër ka Baren të sigurtë, ndërsa Asllani e Gjasula luajnë një vend në krah të Lacit. Në sulm dilema e vetme është se kush do të luajë në krah të Brojës, por Cikalleshi është më i avantazhuar në krahasim me Manajn dhe Uzunin.

PRECEDENTËT
Vetëm dy gola kanë arritur të shënojnë kuqezinjtë në 7 përballjet me Spanjën, ndaj të cilëve njohin vetëm humbje. Natyrisht kur vjen puna te golat e pësuar bilanci rritet keq me kombëtaren shqiptare që kanë nxjerrë topin nga rrjeta 29 herë. Në të vetmet ndeshje që kemi arritur t’i shënojmë Furive të Kuqe ka qenë në herën e parë që kemi luajtur kundër tyre në Qemal Stafa në 1986 dhe po në Tiranë në 1993 në humbjen 1-5. Humbja më e rëndë është ajo e pësuar 9-0 në kualifikueset e kampionatit europian në vitin 1990, edhe pse duhet thënë se shumë shpesh iberikët e kanë patur dorën e rëndë në përballjet me Shqipërinë. Tani i takon Brojës, lojtarit që po tregon vlera të jashtëzakonshme me Southampton në Premier League të tentojë të ndryshojë trendin negativ.

03/12/1986   Albania v Spain   1-2   UEFA European Championship
18/11/1987    Spain v Albania   5-0   UEFA European Championship
19/12/1990   Spain v Albania   9-0   UEFA European Championship
22/04/1992  Spain v Albania   3-0   FIFA World Cup
22/09/1993  Albania v Spain   1-5    FIFA World Cup
09/10/2016  Albania v Spain   0-2   FIFA World Cup
06/10/2017  Spain v Albania   3-0   FIFA World Cup



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *