• |
ide | kryesore

Ibrahimovic, paralajmëron Milanin: “Askush nuk është më i mirë se unë, kështu që do luaj akoma”

-Instant, Sport



Pas deklaratave për shqetësimet që kishte në lidhje me karrierën, pas asaj si futbollist, Zlatan Ibrahimovic iu rikthye temës së tërheqjes nga futbolli, por me tjetër qendrim. Në moshën 40-vjeçare, pyetjet për të ardhmen e tij nuk mund të mos ndiqnin njëra-tjetrën: “Nuk bëj plane, ajo që do të bëhet nuk është shkruar ende. Nuk dua të tërhiqem duke menduar se mund të vazhdoja, do të pendohesha”. Pastaj batuta e zakonshme e Ibras: “E vërteta është se do të luaj derisa të shoh dikë më të mirë se unë… kështu që do të luaj akoma”.

Realiteti është se diçka po lëviz pas mendimeve të sulmuesit suedez të Milanit, pavarësisht nëse ky mund të jetë apo jo sezoni i fundit, ajo e tërheqjes nga sporti është një rrethanë që duhet ta ketë parasysh edhe Ibrahimovic: “E di që një ditë nuk do ta kem më këtë adrenalinë – tha ai për Uefa – por është një problem për të gjithë futbollistët sepse ne jemi të programuar për këtë dhe nuk mund të bëjmë asgjë tjetër. I bën këto gjëra për 20 vjet dhe në këmbim merr adrenalinë. Kur të mungon gjithvka duhet të fillosh nga e para”.

Me kalimin e viteve Ibrahimovic është maturuar, por vetëbesimi i tij i fortë ka shkuar gjithnjë në rritje: “Çfarëdo që të ndodhë me mua, unë do të jem gjithmonë i njëjti. Ose të pëlqej ose jo, por nuk do të ndryshoj. Unë luaj me shumë emocion te Milan, sepse ky klub më dha lumturi dhe ishte bukur të kthehesha në Champions League”.

Në fund, një këshillë për të rinjtë: “Është e lehtë t’i thuash një fëmije të besojë në veten e tij, është më e vështirë ta bësh këtë. Duhet të rrethohesh me njerëz pozitivë, sepse ata negativët duket se nuk duan që ti të kesh sukses”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *