• |
ide | kryesore

Zjarri në Kamëz, zbulohet identiteti i viktimës dhe i zjarrvënësve

-Instant, Lajme, Të fundit
Kame



Një i ri ka humbur jetën dje në Komisariatin e Policisë numër 5 në Kamëz pas shpërthimit të një zjarri, teksa dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Arben Mici, 26 vjeç, banues në Cerkezë, ndërroi jetë në spital për shkak të asfiksisë. Mici ishte arrestuar  për dhunë në familje, pasi kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Ndërkohë dy të ndaluarit e tjerë që ndodhen në spital janë shtetasit Dilaver Idrizi, 62 vjeç i cili është arrestuar pasi hodhi partneren e tij nga ballkoni i katit të tretë si dhe punonjësi i policisë Hajredin Boja. Të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

Foto e Dilaver Idrizit

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar, ku në rrethana ende të paqarta, ka rënë zjarr në komisariat.

Me ndërhyrjen e zjarrfikëseve dhe të punonjësve të Policisë të vetë Komisariatit Nr. 5, zjarri u shua.

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *