• |
ide | kryesore

Arrestimi i Bllakos/ Partia Demokratike reagon me një kërkesë për Ramën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
SELIA-BLU.jpg



Me anë të një deklarate për mediat, Partia Demokratike ka kërkuar që Edi Rama të mos e bllokojë kërkesën e SPAK për arrestimin e Alqi Bllakos.

Lexo më tej: SPAK pret fletë arrestet për deputetin Alqi Bllako dhe 20 zyrtarë 

Sot SPAK ka kërkuar nga Kuvendi që të jepet leje për arrestimin e deputetit Bllako, pasi ai akuzohet për skandalin e inceneratorëve.

Deklaratë e Partisë Demokratike! 

Sot, Spak njoftoi se ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit socialist Alqi Bllako.

Partia Demokratike i kërkon Edi Rames të mos bllokojë kurrësesi kërkesën e prokurorisë për hetimin e njërës prej aferave më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri.

Partia Demokratike shton se Alqi Bllako, i zhytur kokë e këmbe në këtë aferë, është vetëm nënfishi i Engjëll Agaçit, Arben Ahmetajt, Erion Veliajt dhe padyshim i Edvin Ramës, përgjegjesia direkte e të cilëve në kuadrin e nje grupi te strukturuar kriminal, është tashmë e qartë si drita e diellit.



3 Comments

    1. Pyete Spartak Ngjellen dhe Frroq Cupin se ato e dine me ekzaktesi daten dhe oren kur do ja rrujne Berishes. Duro e shif deri athere por nderkohe keto moterqirat qe na kane fut doren ne xhep ( edhe ty o patronazhist) tere keto vite duke na vjedh leket ashiqare duhet te shkojne ke veni.

  1. Nuk e pengon jo. Mos leshoni pordh kot.
    Bllako do vej dhe duke kenduar te shtat penxheret. Rama e ke deklaruar disa her.
    Te kerjoi drejtesia, s te mbroj dot. Mer parasysh pasaojat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *