• |
ide | kryesore

Kërkesa për arrestimin e Bllakos, Balla: Nuk bëhemi mburojë e atyre që kalojnë vijën e kuqe

Arkiva



Taulant Balla ka reaguar në lidhje me kërkesën për të arrestuar Alqi Bllakon, i cili akuzohet si i përfshirë në aferën e inceneratorëve. Në një prononcim për mediat, kreu i grupit parlamentar të PS, tha se nuk gëzohet për fatin e kolegut të tij, por nga ana tjetër, Partia Socialiste nuk mund të bëhet mburojë e askujt që kalon vijën e kuqe.

“Nuk jam i gëzuar për askënd, flas në aspektin njerëzor  dhe si koleg në Kuvend, nga cilido krah qoftë personi. Në aspektin njerëzor nuk jam i gëzuar. Por forca udhëheqëse e PS për të çuar përpara reformën në drejtësi ka pasur një objektiv të vet që drejtësia të funksionojë.

Ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim të palëkundur për të thelluar më tej efektet e reformës. Një gjë duhet të jetë e qartë për të gjithë. Brenda, PS ka vendosur një vijë të kuqe për këdo. Kur ndaj një përfaqësuesi, drejtësia kërkon të vendosë një masë për hetim, natyrshëm që vija e kuqe do të jetë që PS të mos bëhet mburojë për askënd. Kjo do të jetë një vijë e kuqe për këdo”, tha Balla.

Sakaq, kryetari i grupit socialist njoftoi se nesër në orën 18:00 do të mblidhet Këshilli i Mandateve për të vendosur për Alqi Bllakon, pasi SPAK kërkon arrestimin e këtij të fundit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *