• |
ide | kryesore

Pandemia paralele/ “Asnjë rast në 24 orët e fundit”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Me një stil të ngjashëm me Ministrinë e Shëndetësisë, qe nxjerr prej dy vitesh çdo ditë të dhënat për infektimet me Covid, Ministria e Bujqësisë ka bërë një bilanc të situatës për gripin e shpendëve.

Zëvendësministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci në një konferencë për mediat pohoi se në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë vatër të re. Po ashtu, në deklaratën e saj ministrja qetësoi popullatën, duke shtuar nuk ka asnjë stabiliment me drejtim prodhim për mish të infektuar.

“Në 24 orët e fundit
•Nuk kemi asnjë rast të ri të konfirmruar
•Nuk kemi vatra të reja infeksioni
•Nuk kemi asnjë stabiliment me drejtim prodhim për mish të infektuar
•Vazhdojmë fushatën sensibilizuese për informimin e fermerëve mbi evidentimin dhe raportimin e rasteve të dyshuara.
•Vazhdojmë monitorimin e të gjithë territorit

Garantojmë konsumatorin se ushqimet në tregun tonë, në qendrat e licensuara janë të sigurta.” – thuhet mes të tjerash në njoftim. ©Lapsi.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *