• |
ide | kryesore

Bruce Willis heq dorë nga aktrimi, shkak një sëmundje në tru

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Bruce Willis do të heqë dorë nga karriera e tij e aktrimit pasi u diagnostikua me afazi, një sëmundje që pengon aftësinë e një personi për të folur dhe shkruar. Ishte familja e aktorit që dha detaje për gjendjen e tij.

“Afasia po ndikon në aftësitë e tij njohëse”, – thuhet në deklaratë. Willis, 67 vjeç, është i njohur për rolin e John McClane në filmat “Die Hard”, gjë që e bëri atë një yll kinemaje.

“Me shumë konsideratë Bruce po largohet nga karriera. Kjo është një kohë vërtet sfiduese për familjen tonë dhe ne jemi shumë mirënjohës për dashurinë, dhembshurinë dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme” – thuhej në deklaratën e familjes

Willis ka 5 vajza, tre me aktoren Demi Moore dhe dy me bashkëshorten aktuale Heming-Willis. Karriera e tij si aktor nisi në fillim të viteve ‘80, por ai nuk u bë një emër i njohur deri nga fundi i dekadës me “Die Hard” në 1988.

Që atëherë, filmat e tij duke përfshirë “Shqisa e gjashtë”, “Armageddon” dhe “Pulp Fiction” kanë grumbulluar më shumë se 5 miliardë dollarë në mbarë botën. Ai është nominuar 5 herë për Golden Globes, duke fituar një për filmin “Moonlighting” dhe tre çmime Emmy, duke fituar 2 prej tyre.

Çfarë është afazia?

Është kur një person ka vështirësi me gjuhën ose të folurit e tij. Zakonisht shkaktohet nga dëmtimi në anën e majtë të trurit, si një goditje në tru. Ajo pengon leximin, dëgjimin, të folurin, shtypjen ose shkrimin. Problemet e të folurit janë më të zakonshmet dhe mund të përfshijnë bashkimin e gabuar të fjalëve. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *