• |
ide | kryesore

Ibrahimaj: Për të gjitha kategoritë pensionet do të indeksohen 3,3%

-Instant, Lajme, Të fundit



Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar paketa e rezistencës Sociale dhe indeksimi i pensioneve për të gjithë kategoritë e pensionistëve. Pas përfundimit të mbledhjes të qeverisë ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj në një komunikim për mediat tha se indeksimi i pensioneve do të jetë 3,3%. Ibrahimaj tha se paketa do të përfshijë edhe subvencionet për naftën në sektorin e transportit, fermerëve dhe subvencione direkte 3,000 lekë për 3 muaj për shtresat në nevojë.

“Me aktin normativ është miratuar indeksimi 3,3% i pensioneve për të gjitha kategoritë., si për pensionet e plotë, të pjesshme, të reduktuara, të invaliditetit, për ndihma të posaçme shtetërore, pensionet e fshatit dhe qytetit. Efekti financiar në buxhetin e shtetit  është prej 3,3 mld lekë.

Sipas Monitor, parashikimi fillestar për indeksimin e pensioneve ka qenë në vlerën 2,4%  sa inflacioni mesatar vjetor i vitit të kaluar. Nisur nga rritja e çmimeve për muajin janar dhe shkurt vendosëm që për pensionet rritja të jetë 3,3% sa mesatarja e inflacionit për shkurt 2022. 576 mijë persona do të marrin 3,000 lekë për 3 muaj. Sipas llogaritjeve shtesa e shpenzimeve mesatare për 1 familje është 2500 lekë për 1 muaj nga rritja e çmimeve. Kjo i shtohet elementëve të tjera të paketës për subvencionimin e naftës për sektorin e transportit dhe fermerëve dhe mbështetjes për çmimin e energjisë me vlerë 28 mld lekë”, pohoi Ibrahimaj.



15 Comments

      1. ik o te qift tiku motren dhe librin e shtepise o prostitute partie
        me sa e blen naften?po vajin po miellin me sa lek e ble kg oj kurve partie ?
        Dashke partine me shume se veten o piçke partie?

          1. Pa diskutim Amelia. P.sh. nje qe e ka pensionin 15 leke te reja ne muaj (shumica e pensionisteve jane nen kete vlere) do perfitoje 495 leke ose e thene ndryshe 11 kokrra veze. I mungon vetem vaji per t’i skuqur dhe kripa dhe perfiton 11 dreka me veze pule. 11 dreka jane me shume se 1/3 e drekave te muajit keshtuqe iku varferia. Ka vetem nje problem, rritja eshte me e vogel se 5 dollare, nderkohe qe 5 dollare ne dite per person konsiderohet kufiri i varferise

          2. hiq nje berxolle qe jevgjiti hengu tek turku ne dubai dhe kompenson gjithe pensionistet
            ti je nje sharabajg qe ske respekt per veten tende o Amelia

    1. A jane shume persona, apo eshte vetem nje qe ndrron nick per cdo koment? Jo per gje, por duhet ta dime se sa sufllaqe ndahen ne dite per te lavderuar nje rritje pensioni qe per tre muaj arrin ne kater sufllaqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *