• |
ide | kryesore

Dezinformimi i mediave me shkarkimin e ministres Delina Ibrahimaj

Arkiva, Syri i Lapsit
Ibrahimaj



Pasditen e sotme u shpërnda lajmi se Delina Ibrahimaj ishte shkarkuar si ministre e Financave dhe Ekonomisë. Mediat shqiptare, nga televizionet tek portalet e thjeshta, e shpërndanë të gjitha lajmin. Ky lajm doli pak orë para mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste.

Por duke hyrë në mbledhje Edi Rama tha se nuk ka bërë ndryshime në qeveri. Edhe Delina Ibrahimaj vetë e mohoi kategorikisht këtë lajm.

Ibrahimaj tha se as është shkarkuar, as ka dhënë dorëheqjen.

Pra lajmi i shpërndarë kudo se Ibrahimaj ishte shkarkuar si ministre rezultoi i rremë. ©LAPSI.AL 

Lexo më tej: E inauguruar por e papërfunduar/ Si u përdor për fushatë Piramida 



2 Comments

  1. Dhe fort i rremë nuk ka qenë por kumandari për mos t’a trashte shumë problemin i mjaftua me Gjiknurin si copë e madhe.

  2. Sigurisht Berisha si makiavelist në natyrën e tij kishte përdorë shantazhin ndaj tyre për çfarë ai kishte në dorë për bamat e tyre. Mesa duket, për ndonjërin kishte vidio si gej, pasi vetë Berisha e thirrte peder, për tjerët ndonjë pallat pa leje e kështu me rradhë. Tani për t’u tregue kone të bindura të tij sakëlldisen, tjetërsohen, shkarraviten, djersiten e në fund do shkërmoqen si ai që i drejton në ate tunel pa dalje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *