• |
ide | kryesore

Qeveria jep pagesë papunësie vetëm 17% të shumës që arkëton për këtë qëllim

-Instant, Lajme, Të fundit



Qeveria akordon fonde për të papunët, shumë më pak se sa arkëton nga një përqindje e posaçme e sigurimeve që punëdhënësi bën për “Sigurimin e Papunësisë”. Anomalinë e zbuloi Banka Botërore, në një analizë mbi zhvillimet e fundit në tregun shqiptar të punës. Në kontributet e sigurimeve shoqërore përfshihet një kontribut prej 0.9% nga punëdhënësi për sigurimin e papunësisë. Kontributet totale arrijnë në 24.5% të pagës bruto, prej së cilës 14% paguhen nga punëdhënësi. Në vitin 2019, buxheti i shtetit arkëtoi të ardhurat nga sigurimet shoqërore në shumën 84, 3 miliardë lekë. Llogaritjet tregojnë se të ardhurat që burojnë nga 0.9% i kontributeve që sigurojnë papunësinë janë 3 miliardë lekë. Shpenzimet buxhetore në të njëjtin viti ishin 504 milionë lekë. Qeveria në vitin 2019 dha vetëm 16% të arkëtimeve ndaj pagesës së papunësisë.

Simulimet e bëra nga Banka Botërore tregojnë se 0.9% e sigurimeve të financuara nga punëdhënësi, nëse do të përdorej për qëllimin për të cilin paguhet, do të siguronte një mbështetje të konsiderueshme për të papunët. Një pagesë dinjitoze e papunësisë do të ndihmonte shqiptarët të vazhdojnë kërkojnë një pune dinjitoze në bazë të aftësive që kanë. Banka Botërore evidenton se Shqipëria ka produktivitetin më të ulët të punës në rajon, por gjithashtu akordon fonde publike në nivelet më të ulëta rajonale për nxitjen e programeve të punësimit.

Buxheti i Shqipërinë akordon fonde për nxitjen e punësimit sa 0.08% e PBB-së, një vlerë mjaft e ulët në raport me rajonin dhe BE. Kosova ofron 0.10% të PBB për programet e nxitjes së punësimit, Maqedonia e Veriut 0.42% të PBB-së, vendet e Europës Lindore 0.65% dhe vendet e BE ofrojnë 1.2% të PBB-së për programet e punësimit.

Në vitin 2020, buxheti i akorduar për programet e nxitjes së punësimit u rrit me më shumë se 50% (nga 390 milionë lekë në 590 milionë lekë). Megjithatë, shpenzimet faktike janë dukshëm më të ulëta se buxheti i alokuar. Për shkak të përfitimeve të ulëta njerëzit nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të nxitojnë për të gjetur një punë të re kur pushohen nga puna. Qeveria mund të konsiderojë një sërë reformash për të përmirësuar skemat e mbështetjes për të papunët.

Banka sugjeroi se duhen kryer analiza të detajuara të parametra për pagesat e papunësisë të tilla, shuma e përfitimit, kohëzgjatja e përfitimeve, periudha minimale e kontributeve, dhe norma e kontributit, me synimin për të rritur përfitimet për të papunët./Monitor

https://www.monitor.al/qeveria-jep-pagese-papunesie-vetem-17-te-shumes-qe-arketon-nga-nje-sigurim-i-posacem-per-kete-qellim/



3 Comments

  1. bravo nje super ide, se kta kan mendjen sufllaqexhinjt thon por nuk shikojne se qeveria po mundohet ti behet krahe popullit te tij

    1. Moza sufllaqexhia, si po i behet krah popullit qeveria duke i marre me dhune, nepermjet sigurimit te detyrueshem, e duke i dhene popullit as 1/5 e asaj qe i ka marre.
      Pastaj, c’do me thene “i behet krah”?
      Qeveria eshte sherbetore e popullit, paguhet prej tij qe ti sherbeje.
      Apo ta kane shpjeguar ndryshe ne bodrumet e kryeministrise, qe qeveria eshte krijuar nga zoti, me pas ekziston edhe nje popull, e qeveria po te doje mund ta ndihmoje po te doje jo apo mund te ndihmoje disa te perzgjedhur nga populli e disa te tjere jo.
      Nderkohe populli duhet te paguaje qeverine pa asnje diskutim dhe gjithnje e me shume se qeverise i duhen para per te vajtur ne Dubai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *