• |
ide | kryesore

Ndezi cigaren me maskë oksigjeni të vendosur, bie zjarr në spitalin e Korçës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mesnatën e sotme ka rënë një zjarr në njërën prej dhomave të sanatoriumit të Korçës. Për pasojë ka marrë djegie të lehta pacienti 62-vjeçar B. D., i cili po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Besohet se shkak për zjarrin është bërë fakti se pacienti 62-vjecar ka ndezur një cigare ndërkohë që kishte ngjitur edhe maskën e oksigjenit dhe për rrjedhoje janë djegur disa orendi të dhomës dhe ai ka marrë dëmtime në fytyrë. Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *