• |
ide | kryesore

Durrës/ Bie zjarr në një banesë, humb jetën 65-vjeçarja

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 65-vjeçare ka humbur jetën në qytetin e Durrësit pasi banesa e saj është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.8. Për shkak të rrjedhjes së gazit nga një furnelë për ngrohje, e moshura ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Mesditën e sotme, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit, nga një furnelë për ngrohje, ka rënë zjarr në banesën e shtetases H. G., 65 vjeçe dhe për pasojë, 65-vjeçarja ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *