Një apartament është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në zonën e Astirit. Re të zeza tymi kanë mbuluar gjithë zonën dhe kjo ka shkaktuar panik te qytetarët. Këta të fundit lanë banesat dhe dolën jashtë për shkak të frikës.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar dhe kanë shuar zjarrin, teksa nuk dihen shkaqet e ngjarjes. Pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen.