• |
ide | kryesore

Pröstitucion në një hotel në Astir, nën hetim 40-vjeçarja dhe një ish-punonjës

Lajme, Të fundit



Pas një denoncimi në rrjetet sociale se në një hotel në Astir ushtrohej prostitucion, janë vënë nën hetim një 40-vjeçare dhe një ish-punonjës.

Në hetim janë: shtetasja me inicialet M. B., 40 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni” dhe 47-vjeçari me inicialet T. S., ish-punonjës në hotelin ku dyshohet se ushtrohej prostitucion, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Në lidhje me një rast të transmetuar ditën e djeshme, në portalin “JOQ”, që bën fjalë për një rast prostitucioni, në një hotel në Tiranë, ju bëjmë me dije se:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Tiranë, pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari. Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Tiranë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-M. B., 40 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”;

-T. S., 47 vjeç, ish-punonjës në hotelin ku dyshohet se ushtrohej prostitucion, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Vijon puna hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *