• |
ide | kryesore

Kane nuk po gjen shtëpi në Gjermani: anglezi i Bayern ndërkohë shpenzon 11.500 euro natën për hotelin

-Instant, Sport
Kane



Nuk ishin të paktë ishin që kishin dyshime për përshtatjen e Harry Kane në futbollin gjerman. Megjithatë, qendërsulmuesi anglez po i përgjigjet çdo dyshimi me paraqitje dhe shifra. 15 gola në 10 ndeshje të Bundesligës, 17 në 14 ndeshje gjithsej të luajtura dhe dy trigolësh radhazi të shënuar në dy ndeshjet e fundit. Ish-sulmuesi i Tottenham është tashmë një idhull i tifozëve të Bayern Munich. Ata me siguri do të donin ta bënin menjëherë qytetar nderi dhe t’i jepnin çelësat e qytetit, por Kane akoma nuk ka as çelësat e shtëpisë.

Në fakt, është e vërtetë që qendërsulmuesi ende nuk ka një shtëpi. Ose më saktë, që kur mbërriti në Bavari në gusht, adresa e tij e banimit ka mbetur gjithmonë e njëjtë: Munich’s Vier Jahreszeiten Kempinski Hotel, një strukturë luksoze në qytetin gjerman. E sipas asaj që u zbulua nga The Sun, një sistemim jo tamam ekonomik: shuma e shpenzuar nga lojtari deri më tani është e ekzagjeruar.

TRE MUAJT E KANE NË HOTELIN LUKSOZ

Tabloidi anglez zbuloi se suita në të cilën sulmuesi i kombëtares angleze qëndron me familjen e tij kushton 11 mijë e 500 euro për natë. Prandaj, fatura, duke marrë parasysh që Kane dhe familja e tij kanë qëndruar në Kempinski për pothuajse tre muaj, është shumë më shumë se një milion euro. “Thërrime”, për një futbollist që fiton 20 milionë në sezon, por gjithsesi një shumë e konsiderueshme.

Lexo më tej: Video/ Bayern e bën ‘Klassiker’ t’i humbasë kuptimi: 0-4 nën ‘Murin e verdhë’ të Dortmund

Suita e qendërsulmuesit ndodhet në krahun historik të hotelit dhe padyshim është e pajisur me çdo lloj komoditeti. Ajo ka gjithashtu karakteristikën domethënëse që është vetëm 20 minuta larg qendrës stërvitore të Bayern. Megjithatë, Kane nuk do të jetë në gjendje të qëndrojë përgjithmonë në strukturë dhe sipas të mirëinformuarve, kërkimi për një akomodim më të “qëndrueshëm” ka nisur. Në të vërtetë, ai dhe familja e tij kanë gjetur tashmë diçka: një super vilë që ndodhet në zonën e Grunwald, të ashtuquajturat “Beverly Hills of Bavaria” me vlerë 80 mijë euro në muaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *