• |
ide | kryesore

Kane, mallkimi vazhdon: e pëson edhe talismani Coman

Sport
Kane



Golat di t’i shënojë mirë, edhe shumë madje, por një mallkim vazhdon të ndjekë Harry Kane. Sulmuesi anglez, i cili u transferua te Bayern Munich verën e kaluar në kërkim të lavdisë, rrezikon të mbetet pa trofe edhe këtë sezon. Pas humbjeve në kupë dhe Superkupë, 30-vjeçarit iu desh t’i thoshte lamtumirë Bundesligës pas triumfit të Bayer Leverkusen, të drejtuar nga Xabi Alonso. Ish-lojtari i Tottenham tani shpreson te Champions League, edhe pse rruga është pak për të thënë në ngjitje (2-2 me Arsenal në ndeshjen e parë çerekfinale). Për momentin e vetmja gjë e sigurt është se Kane ka ‘thyer’ talismanin Coman, i cili kishte fituar kampionatin për 11 vite radhazi me klubin që e teseroi.

Lexo më tej: Video/ S’ka më ‘Neverkusen’: Bayer fiton titullin e parë në 120 vjet histori, tifozët pushtojnë fushën

Që nga viti 2012 me PSG-në, duke kaluar nga Juventus deri kur arriti te bavarezët, sulmuesi, që kur u bë profesionist, nuk ka gabuar kurrë në kampionatet kombëtare. Një sekuencë prej njëmbëdhjetë triumfeve radhazi, tetë nga të cilat me bavarezët, të prishur vetëm këtë vit kur mbërriti Kane. Një rastësi e thjeshtë apo diçka më shumë mbetet për tu parë, por mallkimi i Kane për momentin mundi talismanin Coman.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *