• |
ide | kryesore

Rusia akuzon Ukrainën për sulm ndaj depove të naftës

-Instant, Lajme, Planet



Guvernatori rajonal i qytetit rus në Belgorod ka akuzuar helikopterët ushtarakë ukrainas se kanë sulmuar një depo nafte në qytet.

Vyacheslav Gladkov tha në Telegram se zjarri, i cili shpërtheu të premten në mëngjes në qytetin rus, ishte shkaktuar nga sulmet ajrore nga dy helikopterë ukrainas.

Më herët guvernatori njoftoi se dy persona janë lënduar për shkak të zjarrit, por janë ashtë rrezikut për jetën.

Banorët e rrugëve aty pranë u evakuuan ndërsa zjarrfikësit po merren me flakët, tha ai. Shpërthimi i depos në Rusi vjen dy ditë pas një shpërthimi në një ndërtesë magazinimi armësh.

Belgorod ndodhet në veri të kufirit me Ukrainën.

Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për asnjë nga shpërthimet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *