• |
ide | kryesore

“Nuk kam ardhur në Shqipëri për para, presidenti i ka mësuar ‘mirë’ lojtarët”: Vanoli pa doreza pas humbjes

-Instant, Sport



“Sot kemi bërë një hap prapa në krahasim me ndeshjen me Tiranën. Si në pikëpamjen e e lojës, i të agresivitetit. Sigurisht, prisja një ndeshje ndryshe, vendosjen në një mënyrë ndryshe, mendoj se lojtarët duhet të vendosin veten përballë tifozëve tanë, se kishin ardhur edhe sot për të na mbështetur dhe mendoj se respekti është diçka tjetër”. Rodolfo Vanoli ka fjalë të rënda për ekipin pas humbjes 0-2 me Egnatian në Elbasan. Tekniku italian e ka lënë të gjithë peshën e fajit mbi lojtarët, duke e hequr përgjegjësinë nga vetja: “Po mundeshim dhe u mundova që të lija në fushë cilësinë. Kishim raste, por nuk kishte agresivitetin e duhur. Për të fituar duhet shpirt tjetër, duhet diçka tjetër. Ndoshta presidenti ynë i ka mësuar shumë ‘mirë’ këto djem”.

Tekniku ka paralajmëruar titullarët e skuadrës, se tashmë askush nuk është i paprekshëm: “Ajo që më vjen keq është se këtë ndeshje nuk duhej ta humbnim. Aty duhet ndërhyrë, duhet një ballafaqim me lojtarët për të kuptuar se kush mund të sjellë këtë mbijetesë të Dinamos, përndryshe të aktivizojmë të rinjtë”. Një paralajmërim i Vanolit, por që është e habitshme të bëhet në këtë pikë kur eksperimentet nuk mund të bëhen me një skuadër tradite si Dinamo, që rrezikon të kthehet andej nga erdhi, pas një sezoni në elitë. “Duhet të mbijetojmë. Nuk kam ardhur me pushime. Unë jam munduar që të arrij objektivat. I kam arritur gjithmonë që kur trajnoj. Nuk kam ardhur në Shqipëri për para, por se Dinamo është klub i madh dhe mendoj se mund të bëhen gjëra të bukura. Përgjegjësi qartësisht jam unë, sot jam unë që marr përgjegjësitë edhe para tifozëve, sepse është e drejtë të kërkojmë ndjesë për një paraqitje të tillë. Por që nga e hëna lojtarët duhet të bëjnë të njëjtën gjë me mua”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *