• |
ide | kryesore

Rritja e çmimeve/ Ministrja e Financave: Bordi po mban nën kontroll 4 produkte ushqimore

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka dalë në një konferencë për shtyp duke bërë një analizë të situatës së deritanishme në Shqipëri, teksa vendi ynë po përballet me fenomenin e rritjes së çmimeve. Ibrahimaj ka bërë të ditur se Bordi i Ushqimeve po mban nën kontroll çmimin e 4 ushqimeve kryesore të shportës.

Ministrja është shprehur se në mbledhjen e datës 1 prill, bordi vendosi që të mbajë në monitorim katër produkte kryesore, miellin, orizin, vajin dhe sheqerin, për të cilat sot do të bëjë të ditur çmimet e referencës. Ministrja tha se është përcaktuar formula për të caktuar marzhin e fitimit.

Ne kemi ngritur bordin e monitorimit të transparencës, ndryshe nga Bordi i Karburanteve, Bordi i Ushqimeve ka një tjetër specifikë, se ka një tjetër kategori ushqimesh, kjo ka bërë që gjatë blerjeve të para kemi hasur vështirësi, do të mbajmë në montorim çmimet për miellin, vajin e lulediellit. Kompanitë duhet të aplikojnë disa marzhe, sot do të dalin edhe çmime reference për miellin, orizin, vajin dhe sheqerin”,-tha ministrja.

 

 

 



5 Comments

  1. Po mbajne nen kontroll çmimet thot teveqelja e financave por çmimet do vazhdojne te rriten .
    Pse sulmoi ukrainen putini e nuk na sulmoi ne? Apo te hidhte nje bombe atomike ne mes te parlamentit ? Ne te dyja rastet populli shqiptar do dilte me i fituar.

  2. Zot na mbaj mendjen nga kjo e keqe qe na qeveris. Shkofsh ne ferr. O teveqele, garanto shporten e ushqimeve dhe vendos taksa zero per 6 artikuj te pakten qe ky popull te haje buke me djathe. O te mallkuar!

  3. sa me shume kontrolle per cmimet dhe pse jo te shtohen dhe produkte te tjera ne kontrollin e qeverise per te lehtesuar stresin e ketyre qytetareve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *