• |
ide | kryesore

Skandali/ SPAK zbulon firmat e falsifikuara në dokumentat e inceneratorëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dosja penale e SPAK ndaj ish-deputetit të PS Alqi Bllako zbulon një tjetër akt falsifikimi në dokumentacionin dhe procedurat e ndjekura për koncesionin e incineratorit të fierit.

Një nga anëtarët e komisionit të koncesionit, shtetasja Armida Ali, punonjëse e Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve, ka theksuar se kishte bërë observacion dhe kundërshtime në lidhje me procedurën, por dokumentacioni është falsifikuar.

Kjo sipas SPAK, ka ndodhur gjatë shqyrtimit të ofertës së pakërkuar të paraqitur nga kompania e Klodian Zotos, tashmë në kërkim ndërkombëtar, për incineratorin e Fierit.

Pronari i kompanisë “Building Construction dhe Green Energy” Klodian Zoto dhe shtetasja Elidiana Shehu e kishin prezantuar projektin para komisionit në datën 29 dhejtor 2015 ndërsa më 9 maj 2016, pasi kishte kërkuar mendimin e ministrisë së financave, zyrtarët kanë vendosur t’i japin 10 pikë bonus kompanisë në fjalë.

Në vijim në datën 18 qershor 2016, anëtarja e Komisionit Armada Ali ka paraqitur vërejtjet e saj. Gjatë marrjes në pyetje nga SPAK, ajo ka sqaruar se dokumentit të administruar si “observacioni i datës 29 gusht 2016”, i mungojnë fletët e plota ku ajo kishte përshkruar argumentet kundërshtuese të saj.

Ndër të tjera ajo kishte kërkuar në vërejtjet e saj që kompania e Klodian Zotos të dëshmonte se kishte eksperiencë në punë të ngjashme, në sektorin publik apo privat.

Sipas vërejtjes së punonjëses, vetëm paraqitja e një dëshmie të tillë e bënte të kualifikueshme ofertën e paraqitur nga kompania e Klodian Zotos. Pavarësisht këtyre vërejtjeve, punonjësja e Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve ka marrë lejen ndërsa pa dijeninë e saj, komisioni ka shqyrtuar ofertën e kompanisë së Zotos dhe e ka miratuar draft kontratën duke vijuar procedurat për finalizimin e tenderit.

Spak bën të ditur në dosje se gjatë hetimit ka marrë në pyetje shtetasen Armida Alia, e cila ka deklaruar se nuk është në dijeni të hartimit të asnjërit prej dokumenteve të tenderit, nuk është mbajtur procesverbal për mbledhjen e komisionit dhe nuk ka firmosur asnjë preh shkresave.

Dëshmitarja ka pohuar se pa dijeninë e saj është bërë edhe publikimi i dokumenteve të tenderit në sistemin elektronik të agjencisë së prokurimit publik.

Spak ka bërë ekspertimin e nënshkrimeve të dokumentacionit të tenderit, ku ka rezultuar se firmosja e tyre nuk është bërë nga Armida Ali, madje as nga anëtarët e tjerë Azem Shateri, Etleva Kondi, Florjan Mucaj, Sabina Cenameri, Pellumb Abeshi dhe Erjon Murataj, duke krijuar kështu dyshimet se nënshkrimi i krejt dosjes është bërë nga një person i vetëm./OraNews



5 Comments

  1. Si shoferi i gjykates u be oficer i policise gjyqsore Tirane ndersa gruaja gjyqtare ne Lushnje thotë:

    Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Qazim Sejdini, Erion Veliaj, Armando Subashi, Fatmir Kuci ( Viktoria Invest ) qe trajtonte plehrat ne Elbasan dhe shkaktoi ate qe Qazim Sejdini ja serviri qeverise si katastrofe mjedisore.

    Pra filmi ishte keshtu : Qazim Sejdini , Kryetari i Bshkise Elbasan i dha tenderin e trajtimit te plehrave Fatmir Kucit, atij qe i ka falur Bencin 110 mije euro Lul Bashes, eshte ai qe ka marre tenderin e unazes se Tiranes me Damian Gjuknurin, eshte ai qe ka bere lufte me Tan Kateshin ne Elbasan me 1998 e ku ngelen 5 te vrare. Ky tipi morri fondet dhe e detyroi bashkine e Elbasanit te shpalle emergjence mjedisore.
    Pastaj u futen ne loje hajdutet e LSI-se, Arben Ahmetaj etj.

    Per me teper : keta te Victoria Invest kane sponsorizuar vendosjen e Lorenc Panganikes si Drejtori i Policise Vendore ne Tirane qe beri ate shfaqjen e bukur kur nderhyri me force ne seline e PD-se. SEPSE JANE KUSHURINJ TE PARE.
    Ne fakt emrin e ka cuar Lulim Basha dhe Rama i ka rene dakort propozimit .

    Shkurt llumhane ngado qe ta kapesh.

    1. viktoria invest dhe shume kompani te tjere te fortesh po bejne namin neper bashki e insitucione shteterore me tendera

      shko merr pjese po ta mbajti, ose mos ja jep tenderin po ta mbajti

      shteti i rames ky, do bejme shtet thoshte ne 2013

      Ramapjellje 2013 e ne vijim…

  2. Merni parine e sektit mavi e rraseni ne burg , po doni te mbyllni me nder punen tuaj . Fajtoret jane lart ne qeveri e jo poshte ne popull .

  3. “Ku janë prokurorët, hetuesit dhe autoritetet në vendin tuaj? Ne e bëjmë sipas ligjeve tona, por dhe ju keni disa në vendin tuaj. Nëse doni ta dini, hetoni. Nuk takohemi me të, do të ketë pasojë nëse PD zgjedh dikë të shpallur ‘non grata”, tha Escobar.
    Qëndrimi konfirmon se paralajmërimet për pasojat që do të ketë PD nëse Berisha rikthehet në krye të saj, janë qëndrime të qeverisë amerikane dhe jo një pozicion personal i Yuri Kim,like floriri dhe salihu i shkelzenit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *